LULJA nga Gona Gashi

Gona Gashi

1.
Lulja

Lulja ime s’ka tjeter emër
është veç lule
hapet mbyllet si t’ia ka qejfi

Petalet e saj janë aq të buta
kur murmurin, fill pas shiut
lagen
Ani de, lule është
i ka hije të bëhet qull

Çdo natë sheh ëndrra
Me syrin e vogël
Shkrin gjithçka
Edhe dashurinë

Lulja s’ka tjetër ngjyrë
Veç të kuqe

Asaj i ka hije të nusërohet

Rrin e paluar e pafajshme e pangopshme

Egoiste dhe e përdalë dhe e poshtër është
I pelqen ta puthin me zjarr
në dy faqet mollëkuqe

Ani çka
putheni
është lule

2
A është kali aty?

Dua të kullosê në livadhe tua,
në krojet tua me e mbytë etjen,
në klithmat e tua prej virgjini
me u harlisë për një natë

Ti çobani im më nuk je
as unë delja jote e zezë
por një ditë ka me t’i mbledhë
fijet e flokëve si konop
e me varë vetminë
që po na ha dyve

Nuk kam gjumë as sonte
t’u ec si rrugaçe nëpër
livadhe tua, t’u mundu me ta kullotē
djersën e nxehtë në trupin tënd

veç…
a mos është kali aty?

3.
U bë kohë

U bë kohë që s’jam derdhur nê vargjet e mia
Shumë kohë, që poezia ime
kërkon lëngun e bardhë
pend ngjyrash të ndihet e plotësuar
Kohë, që poezia ime si ka dëgjuar
Ulerimat
Drithërimat e trupit tim
kur përplasem me vetën në dyluftim
kur ngulfatem nga gërçi epshor
Poezia ime, më kërkonnë çdo
shkronjë
tingulll
zanore
E ç’ti bëj lulës ajo tashmë ka lulëzuar
Lule, më e bukura në fushë
E kositur
Ajo është në formën më të mirė
E mbushur plot, plot dashje
Me dhimbset
ta tundi e
ta shkundi
Ta matrejtoj në mënyrën më ç’njerëzore
ta shrydhi deri në pikën e fundit
Ta ngulfasë e atëherë do jem në lartësin
e duhur që t’i shijoj gishtërinjt
mbushur erë kanelle,
e lulës sime t’ia prek ngjyrën e kuqe
nga rrahja brutale e fletave ngjyrë lëkure
Ta ringjalll me
Ohëëė…
e Ahëëë …të kuqerremt!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.