LUMEJTË KANË RRJEDHEN E TYRE nga Tahir Tanushi

Tahir Tanushi

LUMEJTË KANË RRJEDHEN E TYRE

Te mblidhja te gjitha dashurite e botes
Nuk do me mjaftonin aq vite sa rroj,
Ndaj fal cdo dite vetem fjale te ngrohte
Dhe ngrohtesi jete drejt botes coj!

Te mblidhja gjithe pasurite e botes
Nuk gjej as vend ku ti grumbulloj,
Ndaj heq dore nga epshet e kota
Me priken time jetesore,thjeshte jetoj!

Nuk jam dalluar si grumbullues i etur
Kam marre nga kjo bote ate qe me takon,
E cduhet me shume per jeten
Sa fryme marr e fryma nuk ndalon!

Me mire qe nuk ja preva rrugen lumit
E lash ate ne ulline e tij te eci i qete,
E kush nga te tjeret sveproje si une
Dhe e ktheu rrjedhen te shkoje perpjete!

KUSH?

Kush te vjele me shume vargje
Neper kroje e lendina,
Kush prej nesh nje ylle se pa
Dhe su humb ne hapesire?

Kush nuk mblodhi luledele
Neper fusha plot blerim,
Kush se dashuroje mjelmen
Kush se deshi bukurine?

Kush se thuri nje godine
Si nje gardh veshur me shkarpa,
Kush se deshi poezine
Per fjalet e saj te mjalta?

Kush nuk e perzuri heshtjen
Qe ze rrenje si bar i keq,
Kush nuk e shtroi rreshtin
Me bukur se nje tapet?

Kush nuk e sheroi shpirtin
Me perla si xhevahire…,
Kush kete bote e braktisi
Edhe shkoje per me mire?

TRETEN

A ishim apo nuk ishim ndonjehere ne kete bote
Se ditet po treten si sheqeri ne uje,
A jemi apo sjemi prezent ne kete kohe
Apo do mbetemi perhere te huaj?

Te huaj si udhetari i panjohur
Qe vetem nje here i ra radha te shkoje kendej,
Por qe nuk pati kohe as koha
Per te ne tejkohe te rrefej!

Vertet e dime se trupi e ka nje stacion
Po shpirti valle ku a ka prehjen e tij,
A ka me shume me tej se kjo bote
E cmund te bej atje nje shpirt?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.