LYPËSI I SHATË nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

LYPËSI I SHATË

Lypsi i shtate qe mu qas
Nuk ishte vetem ,kishte shoqeri
Nje qen i kafte i vinte pas
Pak me i vogel se ai

Dhe ngjanin shume qe te dy
E njejta shprehje , nje veshtrim
Te njejtat re ulur mbi sy
Te njejtat zera si renkim

Te lodhur krejt dhe te drobitur
Fytyre verdhe ,krejt pa gjak
Thua nga ferri ishin ngjitur
Dhe ketu do rrinin vetem pak

S’kerkonin leke per te jetuar
( Kjo gje per ta s’kish me kuptim )
Por nje monedhe per ti paguar
Karontit rrugen per rikthim

Pastaj u zhduken menjehere
Sikur humnera i perpiu
Ne vend te tyre prapa mbeti
Nje duhme prej qeni dhe njeriu

Lypsi i shtate qe mu qas
Nuk ish i vetem ,por me shoqeri
Nje procesion i vinte pas
Dhe para tij ,nje varr i zi

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.