LYPËSI I SHTATËnga Agim Bajrami

Agim Bajrami

LYPËSI I SHTATË

Lypsi i shtate qe mu qas
Nuk ishte vetem ,kishte shoqeri
Nje qen i kafte i vinte pas
Pak me i vogel se ai

Dhe ngjanin shume qe te dy
E njejta shprehje , nje veshtrim
Te njejtat re ulur mbi sy
Te njejtat zera si renkim

Te lodhur krejt dhe te drobitur
Fytyre verdhe ,krejt pa gjak
Thua nga ferri ishin ngjitur
Dhe ketu do rrinin vetem pak

S’kerkonin leke per te jetuar
( Kjo gje per ta s’kish me kuptim )
Por nje monedhe per ti paguar
Karontit rrugen per rikthim

Pastaj u zhduken menjehere
Sikur humnera i perpiu
Ne vend te tyre prapa mbeti
Nje duhme prej qeni dhe njeriu

Lypsi i shtate qe mu qas
Nuk ish i vetem ,por me shoqeri
Nje procesion i vinte pas 
Dhe para tij ,nje varr i zi

VJESHTËRIM

Vjeshteron bregu i lumit , kete mesdite te vonuar
Kjo vale qe rreth vetes harkon
Vjeshteron hapi i vajzes ,qe diku shkon nxituar
Me nje padurim qe dallon

Vjeshteron gjeth i verdhe , mbi kete rrap te moshuar
Dhe era qe forcen po rrit
Vjeshteron kjo shtepi me cati te rrenuar
Ku askush s ‘troket me per vizite

Vjeshteron kjo avlli e sperkatur nga balta
Ky muzg qe sme hiqet prej sysh
Keta zogj qe po nisen ne udhet e kaltra 
Me shprese te rikthehen serish

Vjeshteron kjo rrugice me ca pleq te hutuar
Nje qen qe nuk resht duke qare
Te zoterit e tij u bene kohe qe kane shkuar
Por ai ende pret zemer vrare

Vjeshteron nje cope leter ne xhep e harruar 
Kaq vite qe rrinte e strukur
Ne te do kene qene disa vargje te shkruar
Sigurisht per ndonje grua te bukur

Vjeshteron ky avion qe po ngrihet nga toka 
Dhe do shkrihet pas pak ne hapesire
Ndersa rri e shoh , nje trishtim me pushtoka
Se me te po udheton dhe im bir

Vjeshteron gjithcka rrotull , dhe nuk di qe te reshte
Cdo peme veten zverdh gjer ne maje
Me ngjyren e saj edhe une trupin vesh 
Dhe behem pandjere ,pjese e saj.

FALENDERIME

Me duhet te falenderoj shoferin qe ndali ne vijat e bardha
Dhe nuk me shtypi me x -pese
Faturinon rrugac qe mi kurseu te sharat
Kur hypa ne urban kete mengjes

Me duhet te falenderoj policin qe me mbrojti
Ne rruge , kur mu sul nje sarhosh
Fqinjin qe plehrat nuk mi leshoi tek porta 
Por i hodhi ne kosh

Me duhet te falenderoj nje ish shok femijerie
Qe librin e dhuruar s’ma flaku
Por ma ktheu perseri ,me nje ndjenje neverie 
A thua kish prekur nje gjarper !

Me duhet te falenderoj spikeret e tv -ve
Qe s’buzeqeshen per here te pare
Ndersa kronikat e zeza lexonin me endje 
Me gjak dhe te vrare

Me duhet te falenderoj hajdutin e varreve
Qe germat e bronxit tim eti ja heq
Te vdekurit perballe i ka marre edhe pllakat 
Nje tjetri me keq

Me duhet te falenderoj fatin , qe jam gjalle akoma
Dhe si numer ende egzistoj
Perndryshe do te ndihesha si nje trup rene ne koma 
Dhe une kete se pranoj

Me duhet te falenderoj ,me duhet te falenderoj

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.