MBI MALIN SHKELZEN nga Isa Ponari

Isa Ponari

MBI MALIN SHKELZEN

Ketu jam mbi Shkelzen
Ku mjegullat nuk pushojnë udhetimin,
E zerat njerezor te kohrave,
Kyqezohen ne binar frekuencash,
Rudina te shtron qilimin si mendafsh i blerte,
Diku nje manushaqe me krenari
Bashkjeton me boren.
Legjendat flene e zgjohen nen pishen e vjeter
Zanat me jehone shkembore flasin e kendojne,
Diku larg nje çikë kendon:
« Ne shkelzen te Gashit ne ato rudina»
Sot jam mbi Shkelzenin vezullues.
Ngjason me nje deve qe mban ne kurriz qiellin,
Dhe mua duke udhetuar drejt yjeve.
Si nje lundertar permes valezimit te reve .

Shenjetori roje i malit te shejteruar,
Ngre doren, ja pret rrufet qe bien mbi kurrizin e tij.
Shtateqind vjet qe nga dita kur ai eshte atje.

Ketu te duket vetja ne ballkonin e Zotit
Ku pushojne, zanat, engjejt, dhe kreshniket.

SONTE

Sonte kam fjetur keq.
Një ëndërr me vuri në siklet.
Me beri trim, kalorës dhe me shpatë. 
Me hodhi në një betejë të ashpër për dreq.
Tja rrëmbejë Aikunene Gjeto Bashit vetëm një natë.
Ti rrëmbejë Aikunen, jo atë qe vajton e mallkon bjeshkë ë verri
Por Aikunen nuse rrethuar me orë e zana.
Aikunen e Mujit që mundi shtat krajli.
Ta rrëmbejë natën që i vendosej mbi faqe kana.
Don kishot luftëtar me gerdallen time kalin e vjetër.
Bëra dyluftime me Mujin trimin me shpatë perendie
Për Aikunen që skishete mbi dhe nje shoqe tjeter.
Dyluftime të pa barabart për një ëndërr dashurie.

UDHËTIMET E MIA

Me asnje nuk e krahsoj udhetimin tim.
Une jam vendi ku u nisa dhe historia,
Une jam nje milion bote,
Nje milion rruge.
Ne se deshtova nuk jam asgje
Nese kapi finishin
Une jam starti finishi dhe lavdia.
Nuk krahasohem me askend
Askush nuk e ka kaluar honin tim shkembor
As detin as pyllin tim me te pa priturat e tije
Kur dua te krahasohem
Mati veten me veten.
Me hapin tim mati ecjen

Nese do te provosh
Si eca
Ec nje her te veteme
Me kepucet e mija.
Ndryshe nuk kupton
Pse ballfaqohem
Vetem me rrugen time.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.