TE DUA… nga Bajram Torba

Bajram Torba

TE DUA…

Te dua, per te gjitha grate qe s’i njoha,
Te dua, per te gjitha ditet qe s’i jetova,
Per kundermimin e detit te gjere,
Per aromen e bukes se ngrohte,
Per vesen,
Per lulet e para,
Qe celin cdo mot.

Te dua, per dashurine…
Te dua per te gjitha grate,
qe nuk i dashuroj…

Kush ma pasqyron vec teje vetveten,
E njoh fare pak.
Por ty te shoh mes dy hapesirave:
Midis ” dikur” dhe ” sot.”

Te dua, per urtesine tende qe s’e kam,
Te dua, kundrejt gjithckaje qe eshte iluzion,,

Ti pandeh se je dyshimi…
Je vetem arsyja…
Je Dielli madh,
qe me godet ne koke…

MBLEDHESIT E SENDEVE

Perplasen sendet si mbi suprinen e detit te shkallmuara,
E mandej si te ngopura me kripe, bien ne fund te tij,
Si piratet turren, qe te kapin ato sende te cmuara,
Drejt kazaneve te lyera bukur, ne trotuaret perbri.

Dhe ngjajne si trofe kusaresh ata sende bloze,
Ata sende qe ndryshku dhe llumi i kane mbuluar,
Ata sende qe te etur u sulen porsi bajloze,
Te marret varfanjake, qe mendojne se thesare kane zbuluar.

Dhe zhyten ashtu kokeposhte me duar si te marre,
E grricen me njeri – tjetrin me thonj, gjer ne eshtra,
Ndersa dalin ne siperfaqe te nxire, te gjakosur, te care,
Teksa mbushin thaset e grisur, vec me genjeshtra.

Dikush shkelmon kazanet e zbukuruara… sendet i hedh,
Dikush ulerin nga dhimbja dhe per marrezine pendohet,
Dikush kepuceshqyer e shpirtvrare, buze nje trotuari pret,
Dikush i hapellyer sysh, del nga kazani e lumturohet.

Befas ikin sendembledhesit vriktaz apo kembezvarre,
Tek shohin perbindeshin, qe kazanet pas vetes i perplas,
Prehun, qe enderrojne mengjeseve turret per t’ua marre,
Sendet e vyera u ikin…sendet qe i mbushin me gaz…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.