MBYLLUR nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

MBYLLUR

Nuk jam ketu,
mos trokisni ju lutem,
e kam mbyllur shpirtin,
askush nuk do te futet …

Kam ikur qe ketej,
tani endem shume large,
nje tjeter fllad me perkedhel fytyren,
nje tjeter shi, trupin ma lag’ !!!…

Nuk jam me ketu,
poshte dritares mos me therrisni,
me ate qe quani dashuri,
me dot, nuk do me vrisni !…

Brenda meje me nuk do te hyni,
ata qe dua, une prane i kam,
endrra e deshira mora me vete,
dhe tani ndodhem …
Ndodhem shume large !…

Plaget e mia, udherrefyese,
dashurite e mia brenda gjoksit tim,
i shkruaj dites tek vdes ne ngrysje,
i shkruaj nates tek vdes ne agim !…

Nuk jam me ketu,
dhe pse me shihni nuk do te thote qe jam,
jam kthyer ne nje Poezi,
qe vjen nga large,
nga nje tjeter enderr qe ju nuk guxuat,
aspak te enderroni,
ndaj dhe jam ” Mbyllur “…
… Ndaj …
… Mos me kerkoni !!!…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.