ME DETIN NE MENDJE nga Tahir Tanushi

Tahir Tanushi

ME DETIN NE MENDJE

Bashke me diten qe po iken
Te dy po e ulim ne toke naten,
Ndersa ndjek atij moli driten
Kur peshkatari te ktheje varken!

Keshtu i shkoja mbremjet e mija
Me sy ja beja skanerin detit,
Ndersa gjithcka ujore e ndiqja
Tek futej ne molin prane deltes!

Tani nuk kam dete ketu ku jam
Vec grija e mbulon kete qytet,
Ndersa tek endem neper ane
Shoh se e lagin bukur dy lumenj!

Kur shoh nder ata ndonje levore
Me kujtohen varkat e tua Himare,
Dhe pres ate cast te asaj ore
Kur kthejne molit peshkatare!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.