ME SYTË TU NISËM NGA FILLIMI
Ditët pa ty
Ditë të djegura
Minuta dëshprimi
Kur s’kuptojmë asgjë
Rizbulojmë veten
Te njëri – tjetri
Mesazh të çuditshëm japim
Me vargjet e pasmesnatës
Do dale diç e madhe
As kur thyhet hëna
Mos u shaj me mua
Udhëtarin e plagosur
Me vrimën e kujtesës
Rebelja ime
Këndojmë këngën e hidhur me refren
Gjejmë zogun e fshehur
Në pagjumësi
Pa pendim të vonuar
Shohim të panjohurën
Te njëri – tjetri
Që ndrit si borë e virgjër
Me sytë e tu nisëm nga fillimi
Sytë e tu
Çaste qetësie
Mes lodhjes e mërzisë
Jo vetëm sot
Kërkojmë përgjigje
Në atë që na mungon
Në udhëtimin e mrekullisë