ME THUAJ DIÇKA nga Elida Rusta

Elida Rusta

ME THUAJ DIÇKA

M’thuj diçka për ne,
për kohën..
M’thuj a jam te ti,
po lypi veten e nuk e gjej.
Ditë të tána rri pá orë,
pá minuta,
ato prekin shpesh strehën tánde,
strehën që m’báni poete,
e gjumin e lá çue.
Jena dasht’ bukur,
si në nji metaforë
deri n’hi,
aty ku mbijnë sythe të reja
s’kish pavion me na shërue.
Ah burrë i bukur!
Asgjá s’mund ta mbajmë msheftë në këtë botë,
as dashninë,
ndryshe qysh ndizen netët?
Ti s’ke sy në ballë,
kurrë s’pate
mue veç orët ma dinë rrugën.
Pa orët lulet m’kishin hángër,
isha bá pjalm për buzët e tua.
Po më mbyt gjelbërimi,
pak dhé më pshton
e báhem si isha,
avull që ngjit t’përpjetën e jetës,
ti,
qiri i ndezun n’dy anë…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.