ME VRAPIN E KAFKAVE QË S’JANË nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi

ME VRAPIN E KAFKAVE QË S’JANË

Duhet të vrapojmë
Me vrapin e kafkave që s’janë,
Të vrapojmë,si zogjtë,fluturat,lumenjtë,
Si toka,dielli,yjet e shqiponjat,
Jo për të vrarë frikën,
Por, që të marrim jetë nga vdekja jonë.

Të jemi në një lëvizje të përjetshme
Si uji në rrëkezat e fijes së barit,
Si limfa në trupin e një peme,
Si gjaku në trupin e mishtë të ëndrrës
Dhe realitetit të prekshëm.

Duhet të vrapojmë pa kthyer kokën pas,
Se do të t’merroheshim, se, sa pak
Jemi ç’vendosur nga pika e nisjes,
E me kafka të thinjura
Kemi mbërritur në vjeshtën tonë.

Duhet të vrapojmë, të jemi ende në formë,
Të mësohemi të duam më shumë veten,
Se, nën tokë është ftohtë, e për ne,
Është herët të kuvendojmë me krimbat,
e bukura ime,
Nga moslëvizja dhe galaktikat vdesin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.