MËNGJES VJESHTE nga Petro L. Sotta

Petro L. Sota

MËNGJES VJESHTE

Mëngjeset e vjeshtës, si mendoja dot pa ty,
Nuk më vjen të shkruaj, as edhe një fjalë,
Nga qerpikët e lodhur, s’po shoh gjë me sy,
Dhe kafenë s’po e shijoj, shija i paska dalë…

Shija i ka dalë, ka mbetur vetëm hidhërim,
Dhe ka hyrë brënda në filxhan, mengadalë,
Pak hidhërim, ka hyrë edhe në vargun tim,
Por sytë për ty, po më mbushen me mall…

Pa ndonjë mendim, shoh qiellin në dritare,
Nuk më duket çudi, se po shoh larg një re,
Nga trishtimi, e ndeza dhe unë një cigare,
Por një flutur më vjen rrotull, rehat s’po më le…

Nuk do t’i doja këto mëngjeze, vetëm kështu,
As vjeshtën, që po mi hedh gjethet në dritare,
E ndjej atë mall, që më vjen nga larg tek m’u,
Më ngjan se dhe mua, po më djeg si cigare…

Tek hap dritaren, shoh dhe qiellin të trishtuar,
Duke parë larg në rrugë, sytë më mbetën diku,
Kujtova se edhe ti, ndoshta më kishje harruar,
Si një gjethe vjeshte, më dukesh se je këtu…

Ashtu si do të vinte shiu, në një kohë të mirë,
Dhe kur në qiell të shfaqet, vetëm një re diku,
Ashtu erdhe edhe ti, nuk e pate të vështirë,
Të derdhje si pikat e shiut, gjithë mallin tek mu.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.