MËNGJESI nga Pajtim Xhelo

Pajtim Xhelo

MËNGJESI

Zgjati mengjesi doren
E shtyu tutje naten.
Vu skeptrin e kuroren,
Qe dritprarim perhapen.

Mengjesi hapi syte
Iken gjumi dhe tisi.
Edhe shallin e nates
E treti,e degdisi.

Pa me buze mengjesi
Ballin ia mjaltoi.
Gjysmeboten e puthi,
Me vese e freskoi.

Here si Nereide,
Here si shtojzovalle
Mbi vale,anedetit
Vlora jone hedh valle.

Here si pulebardhe,
Sirene tjeter here,
Kendon,o fort rreh krahet,
Gjithmone si pranvere.

Me krahe zbriti mengjesi
Mbi gjiparajs’ te Vlores,
Kriplezetin e detit
Gershetoi kurores.

Kur e lodhen mengjesin
Gershetat e kurores,
Ne Kanine e zbresin,
Ne ballkonin e Vlores.

Po shihte nje perralle,
U deh me ver’ e mjalte
Dhe zbriste si me shkalle,
Si me mallin e pare.

Bashke me perendimin
Fluturoi ne Sazan.
Hen’ e yje te vinin
Ta puthnin kete Zane.

prill 1966,Vlorë

YLBER QË LE PAS NJË SHI

Ne syte e agimit mbetur kishin
Mengjese me diell,dite mavi.
Nen qerpiket e arte,mbledhur ishin
Kujtimet,ylber qe le pas nje shi.

Ne buze t’agimit perzhitur malli,
Mall i ngarkuar serish me re gri,
Mall i renduar,si rikthim detari,
Ne port te vjeter ,ku la dashurine.

Ne ballin e agimit dimri dhe vera,
Te perzier,me nje emer te ri.
Nuk po ndryshokan,si heret e tjera;
Njeheresh fryn,del diell,bie shi.

Ndene mjeker mbledhur lotet agimi
I veson neper lulet kur s’ka shi;
Pa si zjarr e si flake permallimi,
Shpirtrat e ftohur,i ndez perseri.

Here vranet,her’ i qeshur agimi
Kendon e vallzon me sy,nen qerpike,
Iken zvarritur,plagosur trishtimi
Dhe kujtimet e percjellin me frike.

Te floket e agimit,fshehur vitet;
Ne duar po mban nje kreher te ri.
Zbret malli i saposhuar,avitet
Te ngarkoje kujtime perseri.

Kur floket krehu,rrezoi kujtimet.
Packa,,agimi mbet’ gjithnje i ri.
Dhe ne gezimet, dhe ne hidherimet
I vesuar,nen qerpike,ne sy.

SIKUR…

Ndonjë ditë diell të mos ketë,
Vesagim për mua do bëhesh ti ,
Dimër polar kjo botë të jetë,
Vatrën e ngrohtë do ta gjej aty.

Dhe pranvera lule të mos sjellë,
As gjethe të mos çelin përsëri,
Lule bore nj’ëngjëll do të mbjellë,
Në ëndrat e mia vetëm për ty.

Bregu,i velur,nuk puthi valën
Pa dhe vala braktisjen po e ndjen,
Sorkadhes sime po i jap fjalën,
Një breg i ngrohtë për të do të jem.

Sikur këngë s’ka një mbrëmje prilli
Dhe flladi paska harruar të fry,
Zëri im,sinfoni e një pylli,
Do na përkundë në ëndra të dy.

Sikur bota në heshtje harruar,
Përbuz dhe veten ndonjë ditë,
Un’ e ti si vera në të shkuar,
Do presim pragmbrëmjeve freskitë,

E sikur zjarri të shuhet rreth nesh,
Nuk do ndjesh as ftohtë,as trishtim,
Në shpirtin tim flakën ndezur do gjesh,
Mbrëmjeve vonë,deri në agim.

ZËRAT E PENDIMIT

Dikur zbret nje cast ku veten nuk e ndjen,
Ke braktisur egoizmin,kopshtin e saj,
Nje Eden i ri,i zbehte,i qete po te pelqen,
Per te tjeret do jetosh tani ne kete skaj.
Ke gabuar,ke falur, ke urryer,ke dashuruar,
Ke rrembyer gjithcka ke dashur vet,
Tani nxito,vrapo qe akoma pa harruar,
Jepu nga vetja te tjereve ate qe u perket!
Do t’i degjosh shpesh zerat e pendimit,
Zerat e shpirtrave qe lenduam pa te drejte,,
Ishim te rinj dhe thelle nuk mendonim,
Se e shkurter eshte jeta, dhe ecen shpejte.
Si nuk e ndjeme,sa shume u vonuam,
Me te tjere njerez,ne jete te tjera na ndane,
U lodhem, dashuruam,mekatuam,
Shpirtrat qe lenduam ne harrese u lane.
Si te gjithe mendonim se gjithmone rinia,
Do perbuzte kohen,do qendronte te ne,
S;gabuam ne, u nxitua pafajesia,
E moshes qe kaleronte neper re!
Sa shpirtra lenduam,ndoshta dhe i vrame,
Nxitonim,vraponim te verber si ere,
Rruge pa rruge,asnjehere nuk pame,
Dhe nuk degjuam asgje…Asnjehewre.
Jo,s’gabuam ne… Gaboi dashuria,
Qe sundonte cdo gje,kohe dhe kufi,
Kujtonte ajo se ndjenja,dashuria,
Ishte ajer i lire, te perkiste vetem ty!
Tani u motuam ,koha rend e rend si era,
Vrapon jeta,nxiton,ne e shohim me zili,
Gabimet,mekatet gelojne si pranvera,
Si dallge deti ngulmojne me furi.
O mik te shurdher,te verber s’jemi me une e ti,
Zeret e pendimit s’kalerojne me neper re,
Shih zhurmet e mekatit si vrapojne tani,
As koken nuk kthejne te na shohin ne!
Te tjeret na perkunden ne djepin e fatit,
Ne trenin e fundit, hipem vet per dreq.
U ngjitem e zbritem sa here monopatit,
Rruga e perbaltur na ka lodhur keq!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.