MERGATA  E  LULEVE nga Dhimiter Shkurti

Dhimiter shkurti

MERGATA  E  LULEVE

-skice-

Makina  e  zeze , si  nje  brumbull  i  stergjate, nis  udhetimin. Nje  udhetim  ndryshe, i  rende, i  gjate  e  pa  kthim.

Miri  jep  porosite  e  fundit. Ka 24  ore  qe  nuk ka  vene  gje  ne goje.Mbreme  nuk  fjeti  fare..Me  kafe mbahet. Makina  ndalon  para  shtepise. Linda  bashkeshortja  e  Mirit, keput  nje  tufe  trendafila  nga  bacja,[kete  radhe  pa  lejen  e  vjehrit  te saj] dhe  i  shperndan  ne  makine. Lulet  mbuluan  xha  Kicon. Nuk  e  di  a  i  pa,  por  sigurisht  i  ndjeu.Ato  lule  do  ta  shoqeronin  ne  kete  udhetim  te  befte.

‘’Si  jane  keto  trendafilat  ketu’’ habitej  xha  Kicoja. ‘’Te  bukura, shumengjyreshe’’ pergjigjej  I  biri’’ Po  mor  po, ama,  pa  arome  dhe  lulja  pa  arome  nuk  eshte  lule  eshte  fallco. Lulet  tona  celnin  1  here  ne  vit  por  ama  kundermonin  100  m  larg.’’

Xha  Kicoja  I  ‘’theu’’ rregullat  sot. Para  cdo  udhetimi  pergatiste  dhuratat  dhe  i  jepte  porosite  te birit;’’Te  shkosh  tek  jot  moter;Te  me  takosh  Cimin,komshiun  e  mire. E  kam  si  vella. Mos  harro  te  shkosh  tek  jot’ eme.E  di  qe  e  ke  merak  vete por  ndiz  edhe  nje  qiri  per mua.’’Pse  nuk  vjen  vete  o  baba?’’I  lutej  djali’’. Une  do  te  vij  nje  here e  mire.’’e  mbyllte  biseden  plaku.

Ndersa  sot  eshte  krejt  indiferent.Ndoshta  nga  qe  de  te  shkoje  vete. Ta  takojne  e  ta  shohin. Disave  qe  presin  do  t’u  shkoje  prane. Do te  cmallet.

Se  si  eshte  ky  rrugetim . As  me  autobuz  as  me  avion. Avionin  nuk  e  donte. Lartesite  e  turbullonin.Deshte  token. E  pra  tashme  s’do  te  mpihet  ne  sedilje. Udhetimi  kesaj  here  eshte  ‘’I  rehatshem’’. Do  te  shtrihet  e  do  shplodhet.

Mirit  I  mbushen  syte  me  lot. Kaluan  25  vjet. Xha  Kico  nuk  do  ta  linte “kasollen’’  e  tij  por  kishte  merakun  e  Marios. Nipcen  e  donte  me  shpirt. E  kishte  rritur. Vendimin  e  te  birit  per  te  emigruar , nuk  e  priti  mire. ’’Shkoni  ju’’ u  tha,’’por  ma  lini  Marion’’. Me  kot. Me  zemer  te  thyer  u  largua.  I  mallengjyer  u  nda  me  njerezit  e  tij  te  dashur. Kishte  shume  shoke  e  miq.  Edhe  ne  vendin  fqinj  beri  shok  te  rinj. Se  ishte  zemerbardhe  e  fjaleembel.  E  donin  te gjithe.

Gezimi  I  plakut  u  dyfishua  me  ardhjen  ne  jete  te Enit,  bukuroshes topolake.Vraponte  xha  Kicoja  te  tregonte  se  edhe  ketu  ishte  I  dobishem. Ne  mengjes  conte  femijet  ne  shkolle, me  pas  kalonte  nga  bacja  qe  e  kish  qendisur  per  merak, merte  femijet  nga  shkolla  e  kujdesej  derisa  vinin  djali  e  nusja  nga  puna. Ne  darke  ulej  prane  ekranit  te  dixhitalbit , te  ndiqte  lajmet  nga  Atdheu…Derisa  u  shfaq  ajo  semundja  e  mallkuar…

Mberijne  ne  dogane.Per  cudi  sot  doganieret  jane  mjaft  te  perzemert  e  te  sjellshem.Nuk  kerkojne  dokumenta.Nuk  e  vonojne  xha  Kicon.As  bagazhet  nuk  ia  zbresin  ne  toke.Eshte  hera  e  pare  qe  ato  valice  te  zbardheluara  nga  udhetimet  dhe  nga  kripa  e  loteve  te  derdhura  ne  keto  vite,  nuk  kontrollohen..Dhe  me  ne  fund  ajo  vula  e  tmershme.Ai  tingull  nuk  hap  vetem  postobllokun  por  hap  ose  mbyll  dyert  e  jetes,  e  con  jeten  perpara  ose  e  ndalon  per  ta  kthyer  prapa.Miri  e  urren  ate  tingull  gervishtes  te  vules  mbi  pasaporte,qe  mban  pezull  frymen  e  nje  populli  te  tere, qe  mban  pezull  shpresen. Mbyllim  dyert  e  makinave  duke  mbyllur  nje  kapitull  te  jetes  per  xha  Kicon.

Hyjme  ne  token  tone.Rruga  eshte  bosh.Ndersa  ne  krahun  tjeter  perballemi  me  autobuzat  e  mbushur  me  te rinj  e  te  reja  qe  largohen  drejt  vendit  fqinj.Mergata  e  rinise  shqiptare  vazhdon  kalvarin  e  saj  edhe  sot.Veshtrimi  I  tyre  ngulet  mbi  makinen  e  zeze  e  fytyra  u  merr  nje  pamje  tejet  te  trishtueshme.Shkembehen  2  mosha,2  realitete,2  jete.Ato  here  perballen  e  here  percjellin  njera  tjetren  pa  ditur  se  per  ku.

Udhetimit  I  erdhi  fundi.’’Banesa’’  e  re  pret  xha  Kicon.Kane  ardhur  ta  percjellin  te  gjithe  ata  qe  ndodhen  ketu. Lot, mallengjim, trishtim, dhimbje, mall  e  dashuri. Halla  e  Mirit  ardhur  nga  fshati, megjithese  e  semure  qan  e  lutet  duke  ngritur  duart  lart. Qielli  eshte  I  zymte , me  nje  pamje  te  ftohte  e  shurdhuese.Miri  zbret  syte  poshte. Ulet  merr  nje  grusht  DHE  duke  e  shkermoqur. I eshte  mirenjohes  kesaj  toke  qe  ia  mori  babane  ne  gjirin  e  saj. I  priten  gjunjet  por  kembet  i  ka  te  mbeshtetura  fort  ne  toke.

Dikush  I  zgjat  nje  tufe  lule  me  nje  arome  te  vecante. Eshte  komshiu  dhe  miku  i  babait , Shkelqimi.Syte  i  jane  skuqur  e  duart  i  dridhen  me  tufen  e  trendafilave. .Dukej  tejet  i  plakur.Disa  nga  lulet  ishin  te  saposhkulura , me  gjithe  rrenje. Te  tjerat, te keputura  ashtu  me  ngut.’’I  kam  ruajtur  trendafilat  e  Kicos’’, thote, ‘’jepja’’!

Miri  mbjell  disa trendafila  ne  dheun  e  sapohedhur. Ndersa  te  tjerat  i  mban  ne  dore. Nje  gonxhe  ja  dhuron  te  birit  Marios . Mbaron  ceremonia  dhe  ai  nuk  leshon  nga  duart  lulet. Ka  vendosur  t’i  marre  me  vete  atje  ne  vendin  fqinj.Tashme  mergates  se  madhe  do  t’i  shtohen  edhe  trendafilat  aromedehese.Por..dicka  nuk  shkon.E  cuditshme.Djali  kishte  mbjelle  lulet  me  rrenje tek  varri  i  te  jatit   e  te  tjerat  qe  mbante  ne  duar  ishin  pa  rrenje.Tek  e  shihje  kuptoje  ngjashmerine;Miri  dhe  lulet  jane   si  dy  binjake  te  epokes  se  MERGATAVE.

 

ATHINE  12/5/2018

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.