MESAZHI I Otzi-t nga dr. Myftar Barbullushi

dr. Myftar Barbullushi

MESAZHI I Otzi-t

“Prej nga vijmë? Çfarë jemi ne? Ku do të shkojmë ?” – pyet piktori francez Paul Gauguin nepermjet një imazhi mahnitës ne vitin 1887, duke personifikuar ne pikture dilemen e kahereshme te qenjeve njerezore ne shekuj.
– Nga njeriu modern, homo sapiens, – do te pergjigjeshin nxenesit e shkolles, mbeshtetur nga dijet e biologjise .
– Ne gjenet tuaja jam dhe une Otzi, njeriu i Neandertalit, do te pergjigjej mumja e akullnajave.
– Ne se mendoni se duke shkuar ne Hene, apo se shpejti edhe ne Mars, keni mesuar shume se ku mund tju coje e ardhmja, nga une do te mesoni po aq shume se nga e keni prejardhjen – do te insistonte Ai.
E kush mund ta imagjinonte qe mumja Otzi, njeriu i akullnajave, i gjendur pas 5.300 vitesh nga alpinistet gjermane me 19 dhjetor 1991 ne luginen e Otzit, nje lugine e famshme kjo midis alpeve te Austrise dhe Italise, nga e cila mori emrin, do te hapte dritaren e historise se hereshme te njerezimit.
I shtrire permbys, me duart e mbledhura nen bark, luftetari 46 vjecar, shtatlarte per kohen,159 cm i gjate, pak me i shkurter se Lionel Mesi, muskuloz e me nje lekure tere tatuazhe, me sy te kafte, prej disa vitesh pasi ka lene alpet, prehet ne nje dhome frigorifer ne Muzeumin e Tirolit te jugut, ne Itali, ne nje temperature minus 6 grade celsius. Vizitoret kane mundesi ta shohin ate vetem nepermjet nje dritareje te vogel.
Harku ne doren e tij, kukurja e shigjetave, sopata prej bakri dhe sidomos plaget dhe frakturat e shumta ne trupin e tij bejne te mendosh se ai kishte rene pre e përleshjeve mes fisesh rivale me pasoje nje shigjete ne brinje dhe hemoragji vdekjepruese, pas nje dreke te shijshme me mish dreri dhe mish cjapi te fresket te alpeve. Otzi, perpos tjerash, eshte dhe rekordmen i disafishte boteror. 61 tatuazhet e tij te shperndara ne 19 pjese te trupit, realizuar nga artistet e kohes nepermjet incizioneve ne lekure duke futur aty qymyr druri të përzier me disa bime, kane nxitur diskutime ndermjet shkencetareve ne se ato jane bere per qellime terapeutike ose mund te kene simbolike apo domethenje fetare. Nje gje eshte e sigurte se tatuazhet e Otzit mbajne rekordin boteror, ato jane tatuazhet me te vjetra ne bote, 5300 vjecare.
Ne te njejten kohe, pervec tatuazheve me te vjetra ne bote, ai eshte pacienti me i vjeter i diagnostikuar me semundjen lyme, nje semundje infektive e shkaktuar nga bakterja e tipit borrelia. Artriti, intoleranca e glukozes, dhe predispozita per te vuajtur nga semundje te zemres do te plotesojne me se miri kartelen klinike te Otzit, tek mjeku i tij i familjes.
Nje rekomandim per specialistin gastroenterolog konfimon se Otzi vuante edhe nga gastriti apo ulcera e stomakut e konfirmuar kjo nga zbulimi ne stomakun e tij te nje bakterje mjaft te njohur ne bote si shkaktar i gastritit dhe ulceres se stomakut, e quajtur Helicobacter pylori. “Fakti qe ne gjetem tek Otzi te njejtin shtam te Helicobacter Pylori qe eshte i pranishem sot ne Europe, sugjeron per nje levizje te popujve nga Afrika, ku barten keto mikrobe, ne drejtim te Europes” – shprehet Thomas Rattei, nga Universiteti i Vienes.
Nje diete strikte, me nderthurje te produkteve te mishit me produkte vegjetarjane, te ngjashme me ushqimet e barngrënësve te tille si mamuthët dhe rinocerontet, konfirmuar kjo nga studimet me izotope ne kolagjenin kockor te mumjes, do te plotesonin viziten e tij tek specialisti gastroenterolog dhe dijet tona mbi menyren e ushqyerjes se njerezve prehistorike per te cilet ka mbizoteruar perceptimi se ata ushqeheshin vetem me produkte te mishit.
Origjina familjare e luftetarit ka nxitur boll debate ne qarqet shkencore. Gjithsesi ata konvergojne ne nje pike qe prinderit e tij ishin me origjine nga dy pjese te ndryshme te Europes. ADN tregoi se nena e tij rridhte nga nje familje alpine ndersa i jati nga shume larg, ndoshta nga fermeret e Suedise apo Bulgarise. Pra, nje shartim fermeresh me njerezit e maleve dhe nje konfirmim i nocionit qe popujt kane migruar nga Lindja e Mesme drejt Europes Veriore duke ju cuar gjahtareve vendas agrikulturen. Jeta ne male, i ftohti i acarte i atyre koheve nen qiellin thuajse vetem gri te europes veriore, e kane “detyruar” Otzin te mbrohej genetikisht ndaj infeksioneve dhe viruseve, gjene keto trashegimia e te cileve na lejon ne njerezve moderne, qe e nisim dhe e perfundojme diten duke vrapuar per mbijetese, te mbrohemi nga bakterjet dhe viruset.
Otzi duhet te kete qene nje njeri me shume vese dhe probleme te karakterit. Duhani dhe substancat narkotike, si pjese e riteve te asaj kohe, duhet ti kene pelqyer shume Otzit. Ferdinand Keller, arkeologu i famshem zvicerian, ne nje liqen alpin ka gjetur fosile me fara papaveri (pa dyshim te kultivuara) qe mund ti perkasin mileniumit te 6 para krishtit. Pra nuk eshte cudi qe Otzi te kete qene edhe perdorues kanabisi. E ne se i ka perdorur, sipas profilit te psikologut Hans Eisenk, personaliteti i tij duhet te kete qene shume ekstrovers, pasi gjenet e kenaqesise dhe varesise se duhanit dhe drogave njeriu i sotem i ka trasheguar nga Neanderthali, duke evidentuar keshtu nje mister te vogel nen historine e raporteve ndermjet njeriut modern dhe atij te Neanderthalit.
Ky meditim mbi lindjen, jeten, dhe vdekjen e Otzit, nen stilin e mitologjise se Maorit, meshiron studime recente, te dhena dhe fakte shkencore te mbeshtetura ne ADN e njerezve prehistorike, qe kane jetuar mijra vjet me pare, te cilat jo vetem qe po rishkruajne historine e bere nga arkeologet, por, duke projektuar dimensionet e se kaluares ne boten e sotme dhe ne ate te ardhme, pritet te ofrojne nje impakti ne zgjidhjen e shume semundjeve me rrenje te thella ne lashtesi.

Prof. Dr. Myftar Barbullushi

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.