MËSIMËT E PARA TË SEKSIT nga Sulejman Mato

Sulejman Mato

MËSIMËT E PARA TË SEKSIT

-Tregim-

Atë mëngjes në shtëpinë tonë do të ndodhte diçka e pazakontë.
“Çohu! – thirri nëna. – Sot  vjen yt at me tët vëlla nga Gjirokastra, do  të  zëmë gjelin ta therim.
Gjelin? Gati sa s’thirra unë i tmerruar. Për mua dhe motrën time të vogël gjeli  ishte gjëja më e shtrenjtë dhe më e gëzuar e familjes. Veç gjelit, ne kishim dhe 5 pula që i shkonin pas, të bindura si skllave;  një mushkë grivë, një gërdallë ushtrie,  që na e kishte sjellë babai nga Gjirokastra atë vit kur italianët ishin larguar nga Grihoti, një mushkë dembele dhe aspak e zgjuar dhe kishim në qinosi me të tjerë  dhe pesë dele të cilat nuk i kishim parë kurrë me sy, por, gjeli për ne fëmijët ishte  gëzimi ynë dhe ora jonë e murit.

Me gjelin tonë kokëkrisur ne mburreshim para shokëve të mëhallës. Ai ishte një gjel laraman i një race të veçantë, një gjel kapadai e mburravec,që  ecte duke tundur bishtin si trimosh, i kapardisur para pulave, si të ishte kryezoti i tyre. Kokën e mbante gjithmonë lart dhe në lëvizje, ndërsa sytë në vëzhgim të përhershëm. Pendët i kishte si në të kuqe, me një xhufkë të zezë në majë të kokës. Të gjitha këto cilësi të tij  nuk do të kishin rëndësi nëse nuk do të kishte një zë të fuqishëm, bariton. Niste i pastër dhe nga fundi përfundonte  i çjerrë. Ishte gjeli më i parë i fshatit  që përshëndeste agimin me ki-ki-ri-kun e tij entuziast, paksa të mallëngjyer. Ai komunikonte i pari me kozmosin, duke lajmëruar  atë pak qiell të fshehur midis malesh, se po zbardhte një ditë e re për të gjithë.

Fshati kishte shumë gjela. Çdo shtëpi kishte  gjelin e vet. Veç jo të gjithë gjelat ngriheshin aq herët dhe e zvargnin zërin drejt yjeve të mëngjesit.

Më ka mbetur në kujtesë ato çaste magjike, kur ende nuk ishin shuar yjet në qiell  e  në qetësinë e  gjysmerrësirës mëngjesore ndizej “ Ki-ki ri-kuu!” i kokoshit tonë: Ki- ki-ri-ku! Ki-ki-ri-kuuu! Zgjohuni o njerëz se iku nata! Zgjohuni o njerëz…! Kokoshi ynë griste errësirën shekullore të  majëmaleve, ndërkohë që nga mëhalla e përtejme e Gjofterajve ia jepte me “Ki- ki- ri- kun” e një gjeli i dytë, e pasonte një i tretë, nga mëhalla e Hamzarajve, me një zë basi  përgjigjej gjeli i Mehmetajve, ndërkohë ngrinte zërin mbi të tjerët gjeli i Gjonajve,  me ngut e si i vonuar, …e pasonte ai i  Godajve, i Kokajve, i Zanajve, i Gjonikajve, i xha Muhedinit, i xhare Merjos, i xhare Fatimesë, i Lonajve…një kor i tërë zërash ndizej si zjarr ndërkohë që njerëzia flinte, vetëm ne fëmijët sa dëgjonim zhaurimën e tyre nxirrnim kokën nga nën jorganët dhe ndiheshim të lumtur.

Gjithmonë kam menduar se në këtë zgjim gjelash të  menatës ka diçka mistike, ende të pashpjegueshme  nga njerëzimi. Gjithsesi, kjo kërkon një shpjegim,  në mos shkencor, të dimë se çfarë  komunikojnë gjelat  me njëri-tjetrin, çfarë sekreti  dinë ata  që nuk e dimë ne njerëzit?

Unë isha mësuar me zërin kokoshit tonë dhe nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të vinte një ditë që ai të binte theror i  një mirëseardhjeje. Në djall të shkonte dhe ajo drekë,  kur qysh të nesërmen  familja jonë do të mbetej pa gjel, dhe fshati ynë do të mbetej pa lajmëtarin e  famshëm mëngjesor, pa këngëtarin e parë që me atë zërin e tij të mrekullueshëm  griste çdo mëngjes napën e kaltër të natës të mbushur me yje. Unë u ngrita plogët nga krevati, i bëra zë dhe motrës për lajmin e kobshëm që pritej të ndodhte.

-Jo! -thirri ajo dhe nisi të qante, më tepër ngaqë nuk i kishte dalë ende gjumi, por edhe mundet të ishte prekur për  ekzekutimin e tij. Në ndarjen e detyrave të përditshme  ushqimi i pulave i ishte caktuar motrës. Ishte detyra e saj të kujdesej  çdo ditë për ushqimin e tyre, të ngrihej herët në mëngjes dhe t’u hidhte në oborr thërrime buke,  të binte govatën e madhe me ujë,  të kujdesej për t’i futur në katoq. Në këtë detyrë ajo kishte kuptuar një sekret, mjaftonte të bindte gjelin, më pas pulat shkonin vetë të bindura pas tij , me një bindje të çuditshme.

Po gjeli ynë ishte dhe një seksoman i pashoq. E kam e parë  me sytë e mi, një mëngjes ia hipi  Bardhoshes,( të gjitha  pulave ne u kishim vënë nga një emër, sipas ngjyrës së pendëve), iu sul me tërbim, e ndoqi  pas si një feminist i vërtetë,  gjersa e kapi. Bardhoshja fillimisht bëri ca naze pastaj u duk sikur u bind , qëndroi pak çaste në shërbim të tij gjersa ai, le ta themi,  mbaroi punë, ta themi më troç, e përdhunoi  shpejt e shpejt e pastaj, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, u largua  i kënaqur dhe krenar duke bërë ca vokalica  gjelore. Unë me motrën e vogël  këtë skenë e pamë me qetësi, e kishim parë të përsëritej sa e sa herë. Motrës së vogël i vinte inat kur shikonte që gjeli ynë sillej me  të pesë pulat, pa dallim, si të ishte pashai i haremit, u hipte sipër sa herë të donte dhe kur të donte. Dhe ato të gjorat, që bënin shpeshherë sikur nuk donin, vraponin të fshiheshin sa herë ai u sulej. Unë mendoj  se luanin të ndershmen sa për sy e faqe, pasi, sa herë atij i tekej t’u hipte,  qëndronin të bindura, dhe prisnin  në heshtje gjersa gjeli ynë i dashur të mbaronte punë. Skena të tilla ne i shihnim së bashku. Unë nuk e di  ç’mendonte motra ime e vogël në atë moshë,  ndërsa  unë  thosha me vete “Sa i fortë qenka!”, ndërkohë që për marrëdhëniet  arrogante me seksin femër kishim dëgjuar shumë histori me  burrat e fshatit.

Motra  kujdesej më shumë për pulat.

-Dhe ky gjeli ynë…, si  një aga i madh,- m’u ankua një ditë,- ha , pi dhe atë punë di… Pulat e shkreta bëjnë vezë, lindin zogj…

-Gjeli është gjel, – i thashë unë me seriozitet! – Vezët janë detyrë e pulave. Nëna po të dojë  le të therë një pulë.

-Pse pulë? -u nervozua ajo.

Ndërkohë, në oborr  u shfaq  nëna . Ende,  pa shkarkuar ende drutë që mbante mbi shpinë, pyeti:

– Hë? E zutë ?

-Jo,- i thamë njëzëri.

-U pa puna…Do ta zë vetë.- tha ajo.- Nesër, sa të zbardhë, do ta lë të këndojë pak, pastaj do t’ia pres kokën.

Seç  kisha një besim se ajo nuk do ta zinte kurrë gjelin. Një fshatar që kaloi në mbrëmje pranë shtëpisë sonë, na tha se babai do të vinte pasnesër. Kjo gjë  na gëzoi pa masë.

Të nesërmen, ndërkohë që motra e vogël kryente ritualin e përditshëm të ushqimit të pulave, unë  nisa t’i vërej me kujdes  lëvizjet e gjelit.

Çudi e madhe, si nuk i shkonte mendja ç’e priste? Vazhdonte të tregohej  kapadai dhe kokorosh me të pesë pulat. Sa pa motrën që i thirri  Bardhoshes me bukë në dorë: “Tuk-tuk-tuk..!” , u sul i pari drejt ushqimit të saj ,duke ua prerë rrugën pulave të tjera, nisi të  mbllaçitej si i babëzitur  dhe nuk lejonte askënd t’i  afrohej , herë duke iu kanosur pulave me sqep , herë duke tundur bishtin e  herë duke i fryrë pendët si  gjel deti.

“Gjel, ti këndon aq bukur po ne do të të hamë një ditë”, mendova  atë çast kur e pashë të largohej duke tundur bishtin i vetëkënaqur, pasi e kishte mbushur barkun  mirë e mirë.

Do ti… Pas ushqimit iu tek të bëjë edhe pak seks. Iu sul Zezkës me një vrull të papërmbajtur,  fillimisht e qëlloi me sqep në çafkën e kokës, pastaj bëri sikur u largua me indiferencë , por u kthye sërish ,vrulltas, duke i kërcyer mbi shpinë,  pa i bërë tër syri. Në sytë tanë, me lëvizje të paprera, e përdhunoi  Zezkën  e gjorë brenda pak sekondash, pa pyetur për shkopinjtë që ia shkrepte në kurriz motra ime.

*     *     *
Unë me Beson, kushëririn tim,  vendosëm t’i bënim  babait një pritje të paparë.  Atë mëngjes  u ngritëm më herët se ditët e tjera, hipëm në tavan  dhe nxorëm prej andej dy shpata të vjetra, qysh të kohës turke. Kushedi sa vite  kishin që qëndronin të fshehura aty.
Ju lutëm nënës të na jepte dy çitjanë të vjetër.

“Çfarë i doni?” -u çudit ajo. Kur i treguam planin tonë të fshehtë , që do visheshim si prosopulla për t’i dalë para vëllait tonë të madh, ajo pranoi. Morëm  me leje dhe dy gomarë, vetëm për disa orë,  gomaricën e Mehdiut dhe  gomarin e Belul  Agos.  Pas dy orëve ne ishim veshur gjer në grykë me çitjane dhe fytyrat i kishim katranosur  me kongjij. Rrokëm shpatat , hipëm mbi gomarë dhe u ngjitëm  gjer në  xhade, si dy kalorës të vërtetë
Eshtë një moshë ku fëmijët  kanë nevojë për aventura. Aventura jonë e vetme që do të mbahej mend , ishte ky udhëtim mbi gomarë, i cili  u bëri përshtypje të gjithëve, veçanërisht kalamajve të mëhallës, të cilët sa na panë mbi gomarë  të veshur çuditshëm,   nxituan drejt nesh si drejt një shfaqjeje të pa parë. Nisën të na shoqëronin me thirrje, u binin gomarëve me shkop,  të tjerë kërkonin t’u  hipnin  gomarëve, së bashku me ne… Ndërkohë  gomari i  Belulit iu ndërsye gomaricës së  Mehdiut.  Tentoi t’i hidhte këmbët mbi kurriz, pa menduar për mua. Për pak  më hodhi  në rrugë. Gomarica e  Mehdiut rendi   tërë naze, e shkundi Beson dhe e rrëzoi për tokë, si për t’i thënë:”Mjaft ua bëmë qejfin! Tani kemi qejfin tonë!”

Besoja u vra keq,ndërsa unë i rezistova hovjes së parë. Mirëpo, me sa duket, gomarit të  Belulit i ishte tekur për të bërë seks me çdo kusht dhe, pa kurrfarë respekti për  personin tim, ai u turr sërish më me hov drejt saj, e arriti, ngriti këmbët e para dhe  ia ngjeshi gomaricës në kurriz.

Nuk pata kohë të kuptoja ç’po ndodhte. Papritur e pashë veten në ferra.

Do të isha gjakosur keq, por falë çitjanes së nënës, shpëtova paq. Kur erdhën shokët të më nxirrnin vura re që çitjanet e nënës ishte grisur në shumë vende. Ndërkohë që mendoja si do të dilja para nënës, më zunë sytë Beson, me fytyrë të mbuluar me gjak. E  kishin vënë në mes dy çuna më të mëdhenj se ne, që i thërrisnin për ta qetësuar:

– Nuk ke gjë, jo! -.

Ishte hera  parë që unë shihja kushëririn tim të mbuluar me gjak dhe, për çudi, nuk ndjeva  keqardhje. – Kështu nuk do të na qortojnë për  marrëzinë tonë, – mendova.

– Ç’patët?- tha  e shqetësuar  nëna , sa na pa te porta.

*     *     *

Dita tjetër gdhiu kristal, pa asnjë re në qiell. Dielli kishte nxjerrë syrin e madh mbi malin e Çikës duke përmbytur  me  një dritë të pazakontë shtëpitë tona të bardha, të fshehura nën agrume.

…”Tak!” ma bëri zemra kur ndjeva hapat e nënës që ishte çuar herët.

– Po sikur ta ketë therur gjelin tonë të dashur? -mendova i dëshpëruar dhe u ngrita ta pyesja. E pashë tek zbriste shkallët, veshur me një peshli të kuq dhe fustanin ngjyrë ulliri që e ruante për ditë dasmash. M’u duk shumë e bukur.

– E there? – e pyeta me drithërimë në zemër.

-E thera  dhe e rropa, -tha ajo qetësisht sikur të kishte kryer një detyrë heroike. -Shko shikoje, e ke  në tavën e madhe .

Nuk nxora asnjë klithmë. Kjo gjë më kishte ndodhur edhe herë të tjera kur  gjërat, kundër vullnetit tim, ishin bërë tashmë fakt,  .  “Lamtumirë gjel!- i thashë me mend.- T’u prehtë shpirti në paqe, në parajsë…ose në ferr, nëse nuk do t’i quhej mëkat seksi i tepruar me pulat. ”

Nuk e di pse krejt papritur m’u shua  keqardhja për të,  mbase ngaqë e pranoi menjëherë dhe pa mëdyshje therorinë e tij, për hir të një çështjeje madhore. Im atë dhe im vëlla  e meritonin një pritje madhështore, nëse mund të quhej madhështore një tavolinë e shtruar me mishin e gjelit tonë të dashur.

I hodha një shikim shkaras nënës. Në pritje të burrit asaj i kishte hipur një nur i veçantë.

Unë mora abataren. Gjatë muajve të verës kisha gjetur një abetare dhe kisha mbërritur gjer te germa “Sh”.

“Sh” e madhe, “sh ” e vogël,  bërtisja me të madhe nëpër shtëpi. ” Sh, sh, sh…Shurupi i Shabanit…Shabani pi shurup…Shabani pi shurup me shishe…”Sa shumë “sh”  në një faqe abetareje? Në shtator do të hyja në klasën e parë.

Ninua, një shoku im i mëhallës zgjati kokën te porta  dhe më thirri:

-Eja shpejt , do të luajmë kukafshehthi.

U nisa me nxitim pas tij . Kur mbërrita te porta e Ymerajve pashë edhe Halimenë, një vajzë brune, me sy  të zezë, që vinte shpesh nga mëhalla jonë për të luajtur me ne. Ishte tepër e gjallë në lodra, ua kalonte edhe çunave të mëhallës. U ndamë në dy skuadra, katër me katër.

Nisëm vërdallisjen duke u fshehur pas mureve të vjetra , pas pemëve ose duke u ngjitur në man. Skuadra jonë u tregua më e fortë. Fituam dy herë radhas. Na dha dorë edhe Halimeja me shkathtësinë e vet, e cila bënte pjesë në skuadrën tonë. Mirëpo, loja nuk zgjati shumë.

Fillimisht dëgjuam potere kalamajsh dhe të lehura qensh. Lamë lodrën dhe dolëm në rrugë. Çunat e mëhallës së përtejme kishin vënë përpara dy qen, të lidhur midis tyre seksualisht. I shtynin  të shkonin drejt kalldrëmit tonë duke i qëlluar së largu me gurë. Qeni dhe qenushja, që dukeshin tepër të eksituar, herë u ndërseheshin fëmijëve që i qëllonin  me gurë, e herë luftonin për t’u shkëputur nga njëri-tjetri.

Shokët e mi kureshtarë, sa dëgjuan ulërimat e qenve  vrapuan pas tyre. Te sheshi mbetëm vetëm unë me Halimenë. Ajo  hezitoi të shkonte pas tyre, ndërsa unë  mendova t’ bëja shoqëri. Si  mund ta lija vetëm?

Rrinim  të heshtur , pranë e pranë , pa shkëmbyer asnjë fjalë.

Ndërkohë ajo u kthye nga unë dhe më bëri një pyetje të çuditshme:

– A lozim burrë e grua?

– Unë nuk e di këtë lojë.-i thashë.

– Ta mësoj unë, – tha ajo. – Po jo këtu, shkojmë aty, pas gardhit. Këtu na shohin.

Pra kjo lojë qenka një lojë e fshehtë, mendova he, i shtyrë nga një kureshtje e veçantë, e ndoqa  pas.  Kaluam gardhin, një gardh i vjetër e i rrjepur, me drurë të shtrembër. Nuk ecëm më tutje.

“Këtu, këtu…tha ajo me zë të ulët, sikur të kishte frikë mos na dëgjonte njeri. Qëndruam në këmbë, pas gardhit, dy-tri hapa larg rrugës. Sakaq ajo u shtri poshtë këmbëve të mia, ngriti fustanin lart dhe hapi këmbët…Ishte hera e parë që unë shihja me çudi  trupin e bardhë të një vajze, pa mbathje…E pashë me kujdes aty poshtë…Nuk kishte bibilush si unë. Te vendi i bibilushit vura re një të çarë të madhe … Ndërkohë që po vëreja me ndrojtje veprimet e saj ajo më thirri ashpër:

-Ç’ pret, hip?!

Unë u hutova fare. Iu binda urdhrit të saj. U ula dhe u shtriva  mbi të.

-Dukesh që e paske për herë të parë, – më tha ajo. – Mos ki frikë. Të mësoj unë.

Më futi dorën nën pantallona dhe me atë  kënaqësinë që provojnë femrat e stërvitura me fillestarët e ndrojtur nisi t’i bëjë vetë dhe veprimet e mia.

– Ky nuk është rasti i saj  parë, -mendova dhe ky mendim më dha kurajë për të mos u treguar fare  qullash. Nuk ndjeva asgjë…

E ç’kënaqësi ndiekan njerëzit nga ky bashkim i turpshëm? Ç’kënaqësi ndiekan macet, qentë, kuajt, gomerët, lopët, zogjtë, zhapikët, milingonat, ujqërit, çakejtë, derrat e egër? Pra çfarë i shtyn  drejt këtij bashkimi trup me trup? – mendoja unë i çuditur, ngaqë unë vetë nuk po ndieja asgjë.

Kjo gjendje nuk zgjati shumë. Një grua që i ngjitej kalldrëmit e ngarkuar me një thes me miell në kurriz, na kishte parë. Fillimisht ajo ishte çuditur: “Çfarë bëjnë këta fëmijë kështu?…Por, kur kuptoi gjithçka,  lëshoi ca britma alarmante dhe ca  të shara banale, madje na qëlloi edhe me gurë. Halimja kërceu si ketër  mbi trupin tim dhe u largua në drejtim të koshtrave, ndërsa unë mbeta aty.

-Ah! Qenke ti, djali i Vezikos, -tha ajo.-  Hë ! Ta tregoj unë ty te Vezikoja…

Kur mbeta vetëm, nisa të shqetësohesha seriozisht. Gruaja me thesin e miellit në kurriz ishte kushërira e nënës dhe, sigurisht, do t’i tregonte nënës.

-Nuk do kthehem në shtëpi, – mendova.- Do të pres gjersa të shqetësohen e të më kërkojnë vetë. Po sikur të thërres motrën e vogël?

Dielli kishte ndaluar në zenit. Vendosa të ngjitem lart. Motra  më priste te shkallët. Sa më pa, ajo nxitoi drejt meje.

-Ka ardhur babai ,- tha   ajo e gëzuar, por menjëherë u vrenjt: Po ti, ç’ke bërë me  Limen?

-Ah! E kanë marrë vesh…

Nuk  pata kohë të gëzohesha për ardhjen e babait, kur një shpullë e papritur më hutoi krejt.

-Kujt i ke ngjarë , o djall!?- më tha nëna duke më tërhequr  fort për dore.-Po Halimenë e ke dhe kushërirë…Hajde  tani, të takosh tët atë.

-Nuk vij,- i thashë unë i trembur duke u munduar të tërhiqja dorën dhe t’ia shkelja vrapit.

-Babai nuk di gjë, -nxitoi të më qetësonte motra e vogël, ndonëse nga shprehja  dukej që nuk i kishte ardhur mirë  kur kishte marrë vesh ç’kisha katranosur.

I urtë dhe i ndrojtur ngjita shkallët  për në dhomën e mysafirëve. Në krye të sofrës, i qeshur dhe babaxhan, rrinte babai. Pranë tij vinte gjyshi nga nëna, më tutje vëllai i madh, xhaxhai i vogël, dajë Hyseni …

-Hajde çamarrok,- më tha babai.  “S’ditka gjë”, – mendova dhe më shkëlqyen sytë. I vajta pranë dhe ai, pa u ngritur nga vendi, më puthi në ballë. -Hë!? Je bërë ndopak djalë i mirë?…E moj, ti?-iu drejtua nënës me zë të lartë.- Ka bërë ndonjë marrëzi ky djalë?

-Jo. Jo, – i tha ajo. – Është bërë djalë i mirë…I ka mësuar  të gjitha germat e abetares .

-Të lumtë, – tha babai, -Tani përshëndetu me vëllaçkon.

Duke luajtur fëmijën e urtë dhe të turpshëm, unë u takova përzemërsisht me të gjithë  mysafirët , veçanërisht me vëllanë e madh,  për të cilin më kishte marrë malli.

-Shko të hash në kuzhinë.- tha nëna duke më tërhequr për dore.

Tashmë isha unë ai që ia shtrëngova dorën nënës , fort, fort, me mirënjohjeje të thellë.

Atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Le ta merrnin vesh të gjithë, veç abetares, unë kisha mësuar edhe diçka tjetër: kisha mësuar të bëj seks.

 

 

 

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.