MIRUPAFSHIM nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

MIRUPAFSHIM

Mirupafshim, mirupafshim,
Me ç’celular t’i  dërgoj të falurat?
Sipër dallgëve të këtij deti
Kaq i bukur, blu i largët?

Mirupafshim, mirupafshim,
Në bregun tjetër s’të gjej ty më,
Në bregun tonë s’do më shohësh më,
Tani erë atje dhe tjetër asgjë.

Tani krehëri i erës bën finte
Që flokët t’i kreh ty me ngeh.
Në bregun tënd dhe në timin,
Erë dhe det, dhe tjetër asgjë.

I vetmuar dhe i trishtë bregu,
Rërë e guaska, tjetër gjë asgjë,
Mbrëmjet kur zbresin me veshje,
Me guaska kujtimesh vishen atje.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.