MJERË KË NUK TAKOVE nga Izota Rexho Haruni

Izota Rexho Haruni

JU LUTA HËNËS…

T’u luta sonte të mos vije,
tisin e natës t’a lije zbuluar,
argjend mbi mua të mos hidhje,
sytë doja të ti mbyllja, pak…
aq sa për të ëndërruar.

Te thashe sonte te mos dilje,
t’a lije natën te ishte natë,
erresires te me kërkonte,
Ne ëndërrash gjendemi,
kemi bërë pakt

Sa shumë t’u luta te mos rriteshe,
magjia shpirtin ma ka trazuar.
A do kem forcë të mundë tundimin,
ne Ujk manar për tu shnderruar?!

Të thashë , sonte mos bëj kaq dritë
Vishu me Ré pas ndonje mali.
Sonte i dua te mbyllurr sytë
se zëmrën time e dogji malli.

E si do të mundem t’mos ulëras,
Ti je e plotë dhe unë që digjem
Kujt Perëndie mundë t’i perkasin
dy shpirtëra që veç ëndërrash ngjizen?

MJERË KË NUK TAKOVE

Të vuash per ty, më e bukura vuajtje
Për ty derdhur lot, perlat më me vlerë
Kush të perqafoi perëndin pa lutur,
ka njohur hyjnoren,mjerë kush s’e ka ndjerë

Mjerë kush nuk e pati fatin të të njihte,
kush nuk pa te zbardhej, neteve pa fjetur,
kush nuk luti vdekjen nga dhimbja për ty,
Mjer kush e ka ruajtur shpirtin të pa prekur.

Mjer kush të shijoi dhe të la të shkoje
Të të tijen Bletë e bëri të vuaj,
Asnjeher s’gjen mjaltë me grenxa ne hoje,
Mbretëresh është bleta ne koshere t’huaj.

Lum kush të këndoi duke qarë për ty,
kush të njohu vuajtjen, dhimbjen,
sfidat kush provoi,
kush numëroi humbjet duke të parë në Sy,
kush tha për ty vqiq, aq me shumë JETOI

EDHE DIELLI DIGJET HESHTUR

Të thashë mjaftë dhe zura veten ne lak,
Mu shua drita që me ndriste syve,
Kraharorit t’lodhur perpelitet nje zëmër që nuk i vete gjak,
Nuk shkon më as frymë brenda mushkërive.

Pas derës se mbyllur e mbytur ne lotë,
një lemsh fytit mbledhur e në gjunjë rashë,
E mallkova veten deren pse ta mbylla,
Mbylla dhe dritare, nje hapur s’ta lashë.

Une te mbylla deren, por ti mbete brenda,
Ulur kembe-kryq ne çdo rrahje zëmre,
Oksigjen mu bëre, me je bërë gjak,
Ti m’u bëre frymë që frymën më ndale.

Dënuar do mbesi shpirti im përjetë,
Netëve do endet , errësirën veshur,
Ngjasuar me Hënën që dergjet për Djellin,
Djelli është dënuar të digjet i heshtur

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.