MJERIMI MODERN nga Fatmira Loci

Fatmira Loci

MJERIMI MODERN

Mjerim modern, do të thotë:

-Të banosh në shtëpi “normale”, që s`është e jotja. Qiraja mujore të jetë gati sa dy paga. Pra, duhen të pakten dy anëtarë familje që punojnë fort për ta mbyll mirë këtë hesap.

– Të kesh drita, ujë, televizor, me kontratë të rregullt vetem për pagesat brenda afatit të caktuar, ndryshe hyn menjëherë tek debitorët, ose të këpusin telat. Nuk është e thënë t’i kesh sherbimet pa ndërprerje sikur paguan lekët, aq më tepër, kur ty të duhen më së tepërti, por, po i le pa paguar rrezikon dhe burgun. Sa për ankesat, kot e lodh shpirtin, më mirë futju punës, bë lekët për shtetin se ndryshe ta këputi zërin bashkë me telat.

– Të kesh Celular, Laptop, iPad, po mundësitë e përdorimit të jenë “ëndërr në sirtar”, sepse “Ofertat” e kompanive kapin stratosferat qiellore, dhe asgjë në botë s`arrin t`i ndale. Sado mendje “djallëzore” të kesh, të ndërrosh krah sa herë të duash, t’ja mbathësh sa te njëra kompani tek tjetra, prapëseprapë s`u shpëton dot shumave superdjallëzore që vendosin ata. Dikur varionin nga 500 – 800 lekë ofertat mujore, sot me gjysmë çmimi 800-tshja s`të del as për 28-të ditë, se tjerat jua shkurtuan muajve, duke kopjuar Shkurtin.

– Të kesh etje për t`lexuar e studiuar, ama të mos arrish kurrë t`i blesh as librat që dëshiron, sepse çmimet janë të përballueshme vetëm për bos(h)at që s`lexojnë. Ndaj dhe libraritë s`ta pranojnë atë qyqar libri, për të cilin ke punuar me vite të tëra si dreqi që ta shohe driten e botimit, e tani, të duhet ta izolosh prapë mes rafteve të shtëpise, veçse në formë më madheshtore; nga fletore, e sheh të kthyer në libër. Emocion i madh!

– Të kesh aftësi, por të pa certifikiara në karton, ndaj duhet të jesh kokëulur. Madje, edhe para kartonit të blerë, sepse ai verteton arritje, profesionalizëm, zotësi e mençuri…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.