MODERATO nga Erina Çoku

Erina Çoku

MODERATO

I zi hiri i trupave tanë

prej zjarri pa kut e besë,

e bardhë nata për të gjallë

dhe dita ëndërr pa kujtesë.

 

I hidhur gjaku ndër damarë

plagët i lan, plagët i djeg,

e ëmbël dashuri e gjallë

dhe koha ngastër plot me dhé.

 

I ashpër fati i rrokullisë

lëkurën ther e ashtin çjerr
e butë drita del për sysh

dhe shpirti shteg i ngushtë në terr.

 

I rëndë ajri i mushkërisë

hojëzat plas e brinjët kris,

e lehtë fryma e marrisë

dhe jeta bimë në një plis.

 

I rrafshët uji i bregut tënd

prej heshtjes nginjur me zë larg

e thellë ninëza limfë e lëng

dhe hapi i ngrirë në tëndin prag.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.