MOIKOM ZEQO-POETIKA TE “BLICI I ENGJEJVE” nga Shefqe Sulmina

Shefqet Sulmina

 MOIKOM ZEQO-POETIKA TE “BLICI I ENGJEJVE”
nga  SHEFQET SULMINA

Nëse do të lexosh librin e ri poetik të Moikom Zeqos, “Blici i Engjëjve”, duhet të jesh “Il soldato perduto”(ushtar i humbur) i Dante Aligerit. Kritiku duhet të jetë shembull për vete dhe jo karnaval fjalësh plot pende palloi.

Unë nuk jam kritik arti, por desha të thosha se me art, kam kuptuar shtegun e ri. Nëse nuk gjen një shteg të ri, nuk mund të shkruash. Kontakti me shtegun, dhe me përbërësit e tij, shumë herë mund të mos jetë i shijshëm, mund të mos jesh dakord, por njeriu ka fjalën, ka edhe heshtjen. I kisha dërguar para shumë kohësh  Moikomit  librin tim në pdf “Nëntë Mollët e Omerit”, dhe Moikomi me falenderoi me të njëjtin çmim me librin e tij “Blici i Engjëjve”, e falënderova, sepse unë edhe lexoj, por jo gjithçka. Nëse 1000 ushtarëve, do tu jepej ky urdhër leximi, sepse për ushtarët, urdhri është urdhër, 999 prej tyre do të çmendeshin, dhe njëri do të bëhej Budë. Poeti nuk armatoset me fjalor e broçkulla fjalësh kozmike për tu dëgjuar si i artë. Në këtë rast edhe Moikom Zeqo. Vetëm se çdo gjë e thënë sa më thjeshtë është më e artë. Poeti e bën “fjalën” “pene të tij të hollë”, instrument shprehës të ndjenjave dhe mendimeve që u përkasin të gjithëve. Naim Frashëri e ka bërë një gjë të tillë. Poezia është e dy formave. Ajo që mbahet mend për mendsh dhe ajo që mbahet libër në xhep. Këtu është punë njeriu dhe xhepi. Ai që përpiqet krejtësisht të jetë i qetë kur mendon dhe shkruan, ka ndërmend lexuesin. Kërkon që mendimet e tij ti ngjajnë asaj pëshpërime të hollë të erës mbi barë të livadheve. Mirëpo është e pamundur të ndodh kjo mrekulli, pasi Moikomi është rritur në qytet dhe nëpër studio. Nuk është faji i Moikomit. Njeriu i sotëm është prodhim qyteti. Nuk kam asgjë me qytetin. Sepse edhe unë erdha nga fshati dhe jam jam qytet. Kështu ta përplas në fytyrë Moikom Zeqo, dijen planetare dhe Derrin e tij Maç në dorë në librin “Blici i Engjëjve”. Midis dëshirës dhe dënesës. Po pse e bën kështu poezinë e tij, vetë Moikomi?

Poezia dallon nga aritmetika e prozës, jo pse nuk është aritmetika e saj, por ngaqë nuk është komedia e shpirtit. Lë ta themi që në fillim se njeriu i sotëm është produkt i kohës. Por para se të themi këtë duhet të kuptojmë se vetë koha është produkt i degjenerimit të vjetër. Duhet të përmendim një fakt, që Zeqo është një “polumbar gjigant” i qytetërimit të tij dhe studimit në përgjithësi. Ky është edhe shpërthimi i tij poetik, mjaft i trazuar dhe mjaft i brendshëm.

Nëpër poezitë e tij, është mirë të mos gjesh strehe sepse, shpesh goditësh dhe ngelësh pa mend para vetëtimash, zbulimesh, vetmish, ose rrëshqitjesh të papritura. Ka metafora aq të çmendura, sa të përdorura mirë, me vend, dhe me mjeshtëri të lartë artistike nga Moikom Zeqo, siç ndodh në një studio, që kur u bie “Ç”-ja (çelësi), behën krejt të menduara dhe mbushin qiellin poetik të autorit, si me shampanjë dhe yje. Shmangia për të thënë të vërteta njerëzore të njerëzve për kohën, bënë mjaft “të ditur” që të thonë shumë të pa vërteta nëpër kohëra. Mjeti i tyre është fjala në të shkuarën. Pra në të shkuarën e mirë “e të diturve” duke u qepur pas fjalës. Udhëtoj – me pegasë gjethesh, – mbi rrymat e ajrit! – siç shprehet  Zeqo.Fjala në këtë rast, nga arsye, bëhet mjet konkret. Bëhet edhe kalë me shalë… Në shqip kuajt janë shaluar për të sjellë Doruntinën. Fjala është abstraksion. Qumështi dhe fjala janë energjia më e fuqishme e ripërtëritjes së njerëzimit. Çdo gjë që lind është etje uji e fshehur qumështi. Poetët janë maniakë të lindur qumështi, për pasojë edhe të fjalës “uji i fshehur qumështi”. Si ashtu dhe kështu, si është kështu dhe pse është e mundur do te pyes Moikomi?

 

Tri- katër zogj, janë buzëqeshja, – në buzët e dritares! – Si një prani

engjëlli, – jashtë trupit tim, – është stina e metaforave.

Duket sikur Moikomi sapo është zgjuar nga gjumi dhe është koha të shtriqet në ballkon. Si qumështi edhe fjala është afsh për njeriun. Një nënë që i jep gji fëmijës dhe i flet fjalë lulesh, fjalë fushash, fjalë fustanesh, fjalë malesh, fjalë ujërash, fjalë për ardhjen e babait, e bën që fëmija të fle me sisë në gojë.. Të vjen pyetja se në ç’moshë duhet të jetë njeriu? Po Moikomi i dalë në ballkon të këtij libri? Apo të studios së tij? Cfare flet ? Pas kohës së zhveshur, njerëzit kërkonin të mbulonin gjërat më të rëndësishme.Udhëtoj – me pegasë gjethesh, – mbi rrymat e ajrit! –thotë prap Zeqo. Njeriu në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se një reaksion vetjak energjie, por në zinxhirin  shoqëror.

Tani Universi – është bosh – si pamundësia e të folurit! – Se Arti –

është më i plotfuqishëm, – se Njeriu !, – thotë Moikomi.

 Kjo është ora kur  Zeqo duhet të hapi dritaren, por jo ai vazhdon të qëndis mendime dhe metafora të tjera, sepse duke u ndjerë një njeri, madje duke qenë edhe artist, dy herë i tillë, ai ka të drejtë të ndeshët me estetikën e njeriut që është arti.

Moikomi vazhdon:

Dhe një Kalorës Bronxi, – s’di pse më ndjek, – pa mëshirë, – me

ngul, – me instinkt hakmarrjeje, – në përditshmërinë e nëmur – dhe

të marrë!

Para Moikom  Zeqos mbërrin Servantesi me Don Kishotin dhe Sanço Panço! Poeti ndjehet i rrethuar brenda dhomës me të cilën poeti sundon tërë universin e tij. Studioja e tij fillon të dridhet. Bien llampadarët  dhe lindin kometa të reja të panumërta. Studjoja plot me letra kthehet në një pyll të çmendur vjeshte nëpër shpatinat me ahe të Korabit. Është tepër vonë të armatosët me armë dhe me të kuqën flakë të çmendur të vjeshtës së këtyre anëve. Kërkon me ngut letrat, dorëshkrimet e tij, por ato nuk e kanë këtë ngjyrë. I vjen ndërmend Odiseja dhe përdor kuajt e pyetjeve.

Ca pyetje – të mbetura pezull, – më grishin – dhe çdo gjë e

Padukshme, – mes të Padukshmes!

Në këtë rast unë do ta këshilloja që autori të përdorë shkencën, në rastin konkret : syzet. Korrektimi dhe përballimi i luftës bëhet me syze. Mirëpo për një poet problem është ngjyra dhe jo lufta.Moikomi më dëgjon dhe me syzet e vëna për sy nuk e di pse zbret dhe i kërkon ndihmë poetit grek Seferis, që ky i fundit i përgjigjet:

Ishim plot gëzim gjithë këtë mëngjes,

O Zoti im, çfarë gëzimi!

Së pari ndritën gurët, gjethet, lulet

dhe pastaj Dielli,

një Diell i madh e përvëlonjës, kaq lart në qiell.

…………………………………..

Është një mister” – më thoje – “një mister:

unë nuk i kuptoj njerëzit,

megjithëse dëfrejnë me ngjyrat,

janë të gjithë të zinj”.

(vargje në greqisht të Seferit).

Jo, i thotë z. Zeqo nga studioja e tij poetike, poetit grek Seferis. Ne jemi të njëjtë dhe të ndryshëm.

Dhe jemi të bruajtur, – me dyshime përvëluese, – për të përbuzur –

jo vetëm sendet, – por edhe vetveten! – Dhe simboli – i misterit – të

botës – është ai i mashtrimit! – Besomëni! – Besomëni!

Trenat, – e rreshtave, – të dorëshkrimeve, – që kam bërë, – mbartin

lexuesit tek unë, – por edhe mua tek ata!”

 T’i shaj dyshen e Servantesit , para vetë Servantesit të madh, nuk mundet.

Ndaj i drejtohet atij më të fortit, më të armatosurit, Don Kishotit:

.E vëzhgoj në Tejkohë, – skeletin tim, – për të bërë, – me të, – një

kangjellë, – për Shtëpinë e Pranverave!

Madje, poezia është mjeti shprehës më i mirëfilltë, që e ka brenda saj reticencen e lirisë individuale të kuptimit. Hyrjen e lexuesit ne lojë tastjere për tinguj, mendime dhe ngjyra duke u bërë kështu, pjesë e lojës, pjesë e tastierës, pjesë e tingujve, pjesë e mendimeve dhe pjesë e ngjyrave.

Mirëpo Don Kishoti duket se është i pa kënaqur dhe me shpatën e tij elektronike ja ngatërron letrat e bingos  Zeqos. Kjo dizanjo e thjeshtë tregon kontraditen midis botës së jashtme dhe të brendshme te njeriut të sotem. Jo, thotë  Zeqo nga studioja e tij poetike, duke ju kthyer prapë për ndihmë poetit grek Seferis. Ne jemi të njëjtë dhe të ndryshëm.

Dhe jemi të bruajtur, – me dyshime përvëluese, – për të përbuzur –

jo vetëm sendet, – por edhe vetveten! – Dhe simboli – i misterit – të

botës – është ai i mashtrimit! – Besomëni! – Besomëni!

Njeriu së brendshmi është bërë mjaft i rrumullakët, sa nuk i qëndron dot vetës dhe jashtë shkretëtirë e pudrosur. Akumulimi i sotem i ngjan piramidave të Egjiptit ,që u ngritën per te parë “pemët” duke harruar të mbillnin pemët. Pemë nuk kishte, sepse “barinjtë” me kopetë e tyre i gërryen deri në rrënjë. Në malin e Shpatit shfaqet Onufri me të kuqen në duar. Don Kishoti dhe Sanço Panço kthejnë kokën dhe janë gati ti vërsulën, t’ja shqyejnë të kuqen Onufrit. Ndërkohe, Moikom  Zeqo duke përfituar nga një situatë klithmash dhe rrufesh, që ja përshkojnë tërë trupin plot dridhma, ja rrëmben shpatën Don Kishotit. Don Kishoti ngre duart lart. Servantësi pa fjalë dhe pa frymë, mbetur vetëm me personazhin e dytë, vetëm me Sanço Pançon. Në studion e  Zeqos hyn Onufri ,që i thotë poetit t’i kthej shpatën Don Kishotit. Shembën dyert, shkallmohen dritaret, trarët prej ahesh të vjetër thyhen më dysh. Hapën brezat e mureve të vjetër. Studioja e Moikom Zeqos, tashme kthehet në një shesh, ku kullosin kali i Don Kishotit dhe dhe  kafsha e Sanços. Onufri me të kuqen e tij që shndërrohet në farë për jetën, bëhet erë dhe farë për kuptimin e jetës. Zgjohet Dukagjini, ndjehet zëri i Mujit, zgjohen Zanat…

Tek Hiçi, – nuk ka as fytyra, – as shkronja!

Jam eksploratori i Ekzistencës! – Vetmia e plotë, – është si sferat, – ku

gravitacioni, – burgoset!

Për nderin e fjalëve, – kaprojtë – bëhen tigra! – Dhe unë, – i shes

shtrëngatës, – ca perla të detit, – për një dasmë të ardhshme, – të

Bukuroshes së Fjetur!

 Dhe prap:

E vëzhgoj në Tejkohë, – skeletin tim, – për të bërë, – me të, – një

kangjellë, – për Shtëpinë e Pranverave!

Të shkruash do të thotë të hysh brenda thelbit të gjërave, por kjo nuk do të thotë të burgosesh. Të shkruash nuk do të thotë të shkruash në rrugë. Por kuptimi i të shkruarit dhe rrugës nuk duhet të jetë burg,por universi dhe infiniti.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.