MOS IK PA MË THËNË LAMTUMIRË nga Agim Xheka

Agim Xheka

MOS IK PA MË THËNË LAMTUMIRË

Të lutem mos ik pa më thënë lamtumirë
Nuk dua të më marr malli për syt e Tu.
E nesërmja për mua po mbiell errësirë
ndoshta do vish dhe s’do më gjesh këtu.

Po edhe ndoshta do ndodhi kështu vërtet
nëpër vargje mund ta shuash mallin tënd.
se mallet bashkudhëtar na qenkan në jetë
herë mbeten prozë,herë ngjizen në këngë.

Sepse fundit të njeriut kurr nuk i dihet
E keqja dhe e mira vjen nga nuk e presim.
Dhe malli-mal një ditë si dëbora shkrihet
në memoriet e gjalla veç kujtimet mbesin.

Të lutem mos ik pa më thënë lamtumirë
E dua pak diell në të nesërmen errësirë…

POEZIA

Poezia nuk ka nevoj për bubullima.
As për fjalë të mëdha e bombastike
Bubullimat e saj janë psherëtima
në ngjizjet lirike apo dramatike.

Poezia është e tëra bubullim
e shpirtit delikat në shpërthim.

MALLKIM I FATIT

Ashtu mbetem nder kujtime
Perqafuar me lote nder sy
Beme njemij e ca betime
Po si mbajtem as une,as Ti

Keshtu ishte shkruar fati
Apo ne s’ditem ta mbanim?
Te mallkuar nga inati
S’dinim c’benim edhe qanim

Valle ke perqafojme tani
Ne kapercyell te jetes tone
A ben me,valle dashuri
Si dikur gjer naten vone?

Mjere ajo qe kam ne krah
Edhe per ty ,mjeri ai
Lotet syve kurre s’mi pa
Fshehur qan ndoshta dhe ti

Ashtu mbetem nder kujtime
Njeritjetrin perqafuar
Mbetem peng neper mallkime
Perjetesisht te dashuruar.

“CARESHES”

Se pse me ngjan 
me careshen Ekaterine
I fton oficeret ne shtrat
dhe te nesermen u pret koken
Dhe me duket kam te drejte.
Caret sundojne vertet
Por jane careshat ato
Qe sjellin verdall boten.

Une preferoj te jem
e te mbetem thjesht ushtar
Nuk deshiroj te behem preh
E nje “careshe” te marre.

MESAZHET E GJETHEVE TE VJESHTES

Ti ike duke çapitur nëpër vjeshtë…
Bashkë me shiun binin gjethe të verdha.
Ndoshta ke marë rrugën drejt pranverës.
Unë ku tëshkoj tani,ardhur nga pranvera?

Rruga për në pranverë kalon mes dimrit,
dhe dimri është i egër dhe inatçor…
Ti mund ta mundësh,por dimri i shpirtit
është më i rëndë edhe se një mal me borë.

Mbi supet e tua bien gjethet e thara
si copa mesazhesh ëndrrash të vrara…

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.