MOS JETO TË DJESHMEN nga Bruna Gjoni Prevathi

Bruna Gjoni Prevathi

MOS JETO TË DJESHMEN

Te djeshmen e jetova si desha..
Dhe e lashe te ik..
Me beri te qaje..e me të qesha..
Pa frike..

E djeshmja me ndjek e pa force
Kerkon te më mbaj..
Me gerryen mish e kocke
Me ben me faj

Te djeshmen sot nuk e dua ..
E harrova…
Mat hapat e pergjum me mua
Une fitova..

E djeshmja le te qaj …
Nga pendimi
Ne dore te sotmen kam..
E lumtur nga zgjimi..

E djeshmja le te flas si te doje
Nuk.kthehet më
Te nesermen pres te jetoje
Perqafuar me të.

MJAFT MA…

I kam hap syt,
Du me pa diellin q’lind n’mes dimnit.
T’m’thaj flok’t .
T’m’sjell dritn e shpirtit tem….
N’rreze t’arta t’tij.

I kam hap syt,
Du me t’gjet n’fije t’kashts…
Ndasht se mbahesh gjylpyer e s’tshof,
Me dur du me t’prek n’zemer.
Vet…

I kam hap syt,
Paskam fjet gjat..nlule t’molles
Tash po i thurr kunor me durt e mia
Pa ta kerku nimen,
Pa ta rrit nerën.

Jam tu ec mbi lule t’bardha …
Tu prit me lind dita…
Tu percjell naten …
Pa ty…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.