MU FANEPS NJË YLL
Ah këta zogj që rreth meje cicērojnë,
nëse s’dëgjoj zënë e Tij u thoni të pushojnë.
Ah ky Diell i bukur, ka nisur t’më verbojë,
i thoni të iki në s’ka duart e Tij t’më pushtojë.
Dhe kjo re e grizët që tej në skaj zbehet,
të iki nëse pikë e sajë në puthjet e Tij s’kthehet.
Asgjë s’është e bukur, përpos nuk më ngroh,
kurrë të mos zbardhi nëse sytë e Tij nuk shoh.
Në shihni buzë mbrëmjes, një Yll të fanepset,
ahhh, i thoni të ndrijë që hëna të magjepset.
K’to duar që lëkunden, kjo gojë që nuk bën zë,
u thafshin që të dyja në s’puth, përqafoj Atë.
YJET QË SHUHEN
Në shpirtin tim akullnaja zmadhohet,
Në heshtje ka kohë që zemra vajton,
Në errësirën e syve humbas e harrohem,
buzëqeshja sa vjen e shteron.
E shoh që yjet bien një e nga një e shuhen,
pranverat tashmë,s’po vijnë më,
foleja e dallandyshes ka filluar të shthuret,
ajo e trishtuar qëndron e humbur në të.
U përpoqa të t’i them gjithë këto por s’munda,
se pashë në sytë e tu pa fund zbrazëtirë,
zgjata dorën por s’munda të t’prekja,
ishe kthyer në copë akulli të ngrirë.
Çuditërisht nuk munda të flas asnjë fjalë,
vështrimin përhumbur përtokë,
largohem, s’ka forcë të më ndalë,
era përplasi portën pas meje me forcë.
KAM HARRUAR
Kam harruar përse isha mërzitur sëfundi,
as atë përpara k’saj se mbaj mënd.
Vallë përse dhimte kaq shumë shpirti,
si pulë e therur, perpëlitej në një kënd !?
S’mbaj mënd ç’më thanë a ç’më bënë,
as herën e fundit e të tjerat më parë.
Pse më therte thikë në ije, këtu ndënë,
ç’më bënte të ënjtesha duke qarë.
S’më vjen nëpër mënd ndonjë skicë a portret,
as zëra oshëtues që zhduken në humnerë.
Ç’të jetë një diçka që ikën në vijë të drejtë,
pse ecën kërrusur , psherëtin pa u ndierë !?
S’mbaj mënd pse duhej të mërzitesha ,
s’më kujtohet asgjë dhe këtë herë.