MUGËTIRË nga Suzana Malaj

Suzana Malaj

MUGËTIRË

Fillimi i përtëritjes me fuqinë e diellit
pritje e paqartë dhe e turbullt
gjithë rrugët e shtigjet janë zënë
si rrugët e Halilit për të takuar Tanushën.
Tonaliteti i lartë
prodhon tinguj të shurdhët
e legjenda e përtëritjes
i përngjet agimit të mugët.
Mugëtirë edhe kjo ditë…
Errësirë…
Shtrëngatë…
Brenda vetes e përtej vetes
rrugë e zënë, e paqartë.
Përmbysja e madhe përmbysi cdo gjë
bllokoi traktin e tretjes
një fantazmë që i përngjet tellallit
ngjit përmbi shtyllë lajmërimin e vdekjes.
Një plojë…
Si plojë…
shoqëron mugëtirën
-Po cfarë thonë?!-Sa do zgjasë?!
-A do të celen rrugët dhe shtigjet?!
Të diellëzohen,
Të përndriten
me fuqinë e ripërtëritjes
pa le të rrijë fantazma në rrugë
e le të rivdesë së bashku me pritjen!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.