MUNDJA E SHEKUJVE nga Rizah Reshani

Rizah Reshani

MUNDJA E SHEKUJVE

Lisin na e ndanë në shtatë degë.
Që Trungu ynë të thahej.
Dardania të mbetej pa fruta.
Molla e Kuqe, tē mos lulonte
Shkupi shqip, të mos frymonte.
Ajkuna e Ulqinit të vajtonte Omerin
E Bukura e Moresë të shëmtohej.
E Çamëria, përjetë të mbetej Dhembje.

Mandaten na e kujtonin.
Epitafin na e shkruan në Berlin,Londer.
Me kongjujt e akullit të nëntokes.
Para ndergjegjies së verdhë të botës!

E pastaj,Fisi ynë si zogjtë e qyqes
Në shkretëtira Anadolli,degëdisej.
Ku lulet s’ rriteshin as për ilaq.
Dergjur nga uria e vdekjes, mbytej.
E,sa herë korbat na i nxjerrnin sytë.
Në tokën e huaj si eremitë.
Njerkën na detyruan
Ta thërrisnim nënë.
Edhe djallin ta bënim mik.
Ne me sy zemre,të sinqertë
Ata, na prenin në besë!

E, sa trena me refugjatë!
Për bukën me shtatē kore,sosur.
Toka e huaj si një lugat .
Sargofagjet e ushtarëve, të sakatosur.
Sharraxhinj me shpinë të deformuar.
Argatë krahu që shisnim muskujt.
Po kurrë shpirtpërunjur !
Zotin,diellin,hënën e Nanen,na e shanē.
Ata që Zot,diell e hënë, e kishin rrenën.
Që erdhen këtu me strajca e patate.
Ylli i Jetës, kur iu shua në Karpate.
E, ne ua dhamë.
Moisiun,Terezen, Belushin.
Artin e Dashurisë,ua mësuam.
Në sy, si miq i shikuam.
Nëpër teh shpate ecëm vrugtinave.
Eshtrat i forcuam.
Perandoritë e shekujt i mundëm.
Dhe njëmijë herë mbijetuam!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.