MUNGESA MË MUND
Heshtja turturuse
Nuk i la vend lamtumirës…
Ndjej të ftohtë në shpirt,
Nuk di!!!
Për sa kohë do të kërkoj puthjen tënde
Asnjëri nga ne nuk pati guxim
Ta thyej heshtjen që s’na lë të flasim
Distanca është bërë urë ndarje…
Kopshti i ëndrrave këtë vjeshtë
ka aromën e gjetheve të verdha
si bota e shpirtrave tanë të ngrirë…
Kam frikë nga e nesërmja
malli m’i rrënon muret e shpirtit
nga altari vije vetëm zëri i një ndjesie
që m’i shurdhon veshët e dashurisë…