NË AZIL TË PLEQËVE nga Sefedin Xhafolli

Sefedin Xhafolli

…dikur nuse-
50 kile…
kujton sot
Nëna Dile…
Vajzë e heshtur
gojëdry nuse-
si një mushkë
për ujë e puse…
Me gotë në dorë
e zuri nata:
ujë për fëmijë
dhe për kunata..
…për hirë t’Zotit
dhe të të sëmurit,
Azem Bejtës,
Bajram Currit;
..për hirë t’ vajzës
dhe të të birit
të gjinisë
dhe mysafirit,
për njerëz t’ huaj,
e…t’ dreqit t’ birit!
….
E strehuar
n’ skaj t’ ndërtesës,
i thur nipit
qëndis mbesës…
…u dermua
me pelena,
me të qena
dhe t’paqena…
…tash e lirë
n’shtëpi t’ pleqëve
s’është më pjesë
e kryeneqëve!
Dikush duaj,
e më shumë prish
t’gjithë e deshën
kur pat’ mish…
…pastaj nisën
punët e thella:
“Pse s’u zie
ende gjella,
ku është çanta,
ku fanela,
pse këto këpucë
kaq të thella?
…ku është këmisha,
ku kravata;
gjella e ftohtë,
e thartë sallata!
……
Ish’ mes tyre
kur u deshën,
ish’ me ta-
kur u përleshën…
Qe me vajza
dhe me djemë,
ish flori
dhe mbeti rem!
Tash
me kërrabëza
thurë çorape
me t’pastrehët
bën sevape!
Shpesh asaj
i lagen faqet…
Pushon mirë,
por tash 
nuk kënaqet…
…s’e zë gjumi
shkrihet n’ vajë:
s’ ka cicërrima
n’gji të saj!
Ndërsa sot
gjyshja Dile
është një zonjë
100 kile…
…bjen dhe çohet
me orar:
s’është “fajtor” më
kujdestar…*1)
———————-
Shtëpia e pleqëve,(azili i pleqëve)
Prishtinë,mars 2019

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.