NË KOPSHTIN E FQINJËS nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

NË KOPSHTIN E FQINJËS

U poqën mollët në kopshtin e fqinjës,
Shoh fqinjën e bukur që loz nën mollë.
Dhe në kopshtin tim mollët sa s’plasin,
Degët s’po mundin ti mbajnë më dot.

Fryn një parfum cytës i hollë vjeshte
Dhe gjethet më pyesin çfarë them.
Ka mollë të pjekura kopshti matan fqinjës
Them, ka kokrra, ka gjethe, ka erë…

Ndjej që më shetit në sy kurmi i fqinjës,
Pastaj mollet me kokrrat, me deget, gjethet,
Çfarë pret më pyesin ato të skuqura, të pjekura,
Nuk ke neps të kafshosh, të hash, të ndjesh?

Vi përqark në kopshtin me mollë,
Me fqinjën dhe me mollët në merak.
Po nuk e kuptoj çfarë pret fqinjë e bukur
Pse nuk zë një kokërr molle dhe ta haj?

Sikur një kokërr molle të paktën të zinte,
Të zinte dhe ta vinte atë sadopak në gojë.
Ka bar të gjelbër në kopshtin e fqinjës,
Ka bar të gjelbër dhe shumë botë.

Dhe në kopshtin tim është bari i gjelbër
Dhe mbushur është plotë me mollë,
Ta kafshoj një mollë dëshiroj si i çmendur,
Por dua që ta filloj ajo këtë lojë…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.