NË METRO nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

NË METRO

Ajo duke zbritur,
Unë duke hipur,
Shiheshim,
Vetëm kaq.

Dhe kështu
Çdo ditë…
Ajo duke ikur, unë duke ikur,
Vetëm kaq.

Ah, një ditë,
Ajo duke zbritur,
Unë harrova për të hipur,
Jo vetëm kaq.

I erdhi keq,
Më mori për kafe
S’më pyeti për asgjë,
Jo vetëm kaq.

Me mori me vete,
Me dorën e saj,
Në shtëpinë e saj,
Dhe jo vetëm kaq.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.