NË MOSHËN E MUZGUT nga Namik Selmani

Namik Selmani

NË MOSHËN E MUZGUT

Ah, në muzgun e moshës
I gëzohemi diellit që na ngroh ndryshe në sy e në sup
Një monolog
me heshtjen flasin për kërrusjen e trishtë.
Kalendarët
me ditët e ikura i hedhim në kosh e ulemi në gjunjë
Tingujt
e një valsi na japin një ftesë për të ardhmen më të dlirë.

Në muzgun e moshës
gratë vejusha numurojnë puthjet e munguara
Burrështetasit nxitojnë të hedhin shkronja lavdie
Bujqit
përkëdhelin me duar mollët e ugaret e brazduara
Me gëzimin
se brezat do i kujtojnë në kopshtije.

Mësuesët
nxjerrin nga sëndykët foto, mbresa dhe zile Veteranët
rreshtojnë dekoratat në gjoks dhe në mur Rrëfimtarët
e muzeve bëjnë vetë një muze me kujtime. Me fjalët
e pathëna të zemrës shkruar në çdo gjuhë.

Në muzgun e moshës
I ndalim dhe më tepër sytë në tabela të zeza nekrologjishë.
Me e pa letër
bëjmë në heshtje llogari të sakta vitesh Mjeshtërit
e murve të lartë shohin kallot në gishtërinj Mikrofonët
e tribunave kanë lot gëzimi dhe dritë nostalgjie

.Në muzgun e moshës
Me gishta të dridhur numërojmë pengjet e trishtë.
Diku
shohim se dikush krekoset për dashuri të paprekura
Një lule
e dhuruar na jep sërish një fëmjëri

Një agim më shumë na jep ëndrra të tjera të ndezura
Në muzgun e moshës
Gurët e ferrat e vendlindjes na bëhen lule hyjnore
këngët e valet
na japin rinimin si në përrallën moderne. Urimet
për nipërit e mbesat bëhen pa mbarim vargëzohen
Zemra pak e lodhur për pëllumbat postjerë bëhet strehe

DIALOG ME VAJËN

Të dhashë shumë gjëra nga vetja ime, vajzë e mbarë
Të zgjodha fustanet e ngjyrat kur kishe zë foshnje
Të zgjodha sandalet e kukullat ndër vetrina me margaritarë
Të mësova edhe si baba shkronjat e para në fletore.

Të mësova shumë gjëra nga jeta, bija ime,
U shamatova me veten që s’t’i thashë dot të gjitha
Tani ti e pret vetë biletën e avionit në ardhje e ikje
E nuk trembesh më nga qentë që lehin te rrugica.

Tani fshihem vetë pas mençurisë që mosha të dha
Mbahem nganjëherë pas teje kur ka gurë dhe ferra.
Gëzohem për hapat që hedh nëpër muzgje e agime,
Për udhët që të presin si udhëtare tek dera.

Dhe jetoj mes misterit të ëmbël e të bukur të një nëne
Për ditënetët e tua të kaltra, të gjata, të paprekura,
Oo, është larg foshnjëria që zgjohet si tingull kënge
Larg është dhe vajzëria ime në Erenik me ëndrra të tretura.

E dua të ngrej sot me duar të brishta një Urë
Ku të ecim një çast unë, si dy breza të lumtur
Oo, jo si dhitë sherane që mbyten në lumë
Por si dy shoqe që duan jetën dritëpurpur.

Do ta mbaj në sy dorën tënde që zgjatet e zgjatet
Në udhët që zhurmojnë ku zemra ndriçon kaq shumë
Oh, vajza ime nuk dua kurrë të jesh vajzë balade
Po Bukuroshja ime që më jep fuqi në furtunë.

Nëse një ditë, oh, do të përkëdhelësh vetë fëmijë,
Merre këtë varg si një kartolinë që zgjon tërë vitet
Në flokun tënd do të vë një kurorë të florinjtë
Me një urim nëne në stacione që as thahet e as thinjet.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.