NË PYJE VJESHTA NDEZI ZJARRE nga Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu

NË PYJE VJESHTA NDEZI ZJARRE

Në pyje vjeshta ndezi zjarre
në zemër zjarr më ndeze ti;
po diç gjëmoi lart në male
dhe nga gjëmimi rrodhi shi.

Dhe fryu një erë e dimri i bardhë
i shtriu krahët gjer tek ne;
u drodhën drurët, gjethet ranë
si copëra flakësh mbi xhade.

Të dy mbështetur pas një reje
Të dy, dy sy në gjithësi;
unë bie, ngrihem brenda teje
e brenda meje digjesh ti.

Sa vjen, dëbon vetminë e plogët
sa shkon, vetmia flet përçart;
për ne s’do thonë arkeologët
statuja që nuk patën fat.

Në pyje vjeshta ndezi zjarre
lejlekët nisi s’di se ku;
mbi hi do fryjë erë e marrë
kur të mos mbetet asnjë.

TË MBAJ NË DUAR

Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi 
me shkendijime yjesh.
Kam frike….
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh,

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.