NË RRJEDHËN E LUMIT nga Zoica Gjolla Popi

Zoica Gjolla Popi

NË RRJEDHËN E LUMIT

-fragment-

…Nënë! …Nënë!- u kthye nga unë i mërzitur.
Syte ne ngjyren jeshile i ishin zmadhuar nga habija,e veshtrimi i tij kish marre papritur menyren pyetese akoma te pashprehur.I shkela syrin Kleas,qe ishte gati ta fajesonte.
Rrjedha qe ishte bere me e rrembyer,po e merrte topin me shpejtesi perpara.Njera nga valet e shtyu ne anen tjeter te bregut , ku shkelqenin myshqe te ngjitura pas faqes se gerryer.
Rosat qe po notonin te rreshtuar nje nga nje, devijuan per t’u shmangur nga topi qe tashme nen reflektimin e rrezeve te diellit ne perendim, po thyente nuancat e tij.
– Nene,dua topin tim! Te tre dime not. Eja ta kapim!
– Shpirti i nenes! Te tre kemi notuar ne det. Lumenjte jane me te rrezikshem e per notaret e mire.
– Mirko eshte e pamundur, dhe pike!
Le te lozin rosat e mjelmat! Eshte surprize e bukur per to – i mbushte mendjen Klea,duke i hedhur doren ne qafe.
Mirko mblodhi buzet! Tiparet e tkurrura me veshtrimin tek topi,te jepnin pershtypjen sikur po humbiste gjysmen e botes se tij feminore.
– Eja zemer,mos e kthe koken prapa!
Ai nuk do mbytet,por do qendroje perhere permbi uje.
– Jo nene,te pakten me lere deri sa te zhduket.
Sa me shume rrjedha e merrte perpara,topi zvogelohej ne permasat e tij, aq me shume dhimbje kishte perhumbja e shikimit te Mirkos!
– Te blen motra ty nje tjeter top te ri!
Kam shume paund qe mblodha per ditelindje.
– Kushton me shume,pasi kisha bere shume gola e te gjithe me kane quajtur neper ndeshje futbolli Mesi i ardhshem.
Klea ja dha te qeshurit e filloi ta guduliste.
Ne momentin qe ajo priste te qeshuren e tij, Mirko filloi te qante me te madhe.
E perkedhela ne floket e lemuar me shume dashuri e i dhashe uje te pinte.
Shperthimi i tij sikur vinte vale vale ne nje denese te mbytur.
– Nuk qaj me per topin,por per dicka tjeter ,qe nuk e them dot.
– Thuaja motres,po s’deshe ta di nena!
– Klea si do ja bej une kur te vdesi nena?
– Mos na degjoje ,ule zerin! Edhe une e mendoj kur semuret e qaj fshehurazi Mirko! Ja pse jemi moter e vella,se kemi te njejtin shqetesim.
I degjoja duke me ardhur per te qeshur.
Mirko akoma lotonte e po me dhimbsej.
– Nena ime si do jetoj une kur te vdesesh ti?
– S’di te mbash nje sekret – u hodh Klea duke psheretire ,sikur gjema po ndodhte.
– Eja shpirt i nenes ,me trego sa shenja te vrarash ke tek kembet?
Ai ngriti i bindur pantalonat gjer tek gjuri.Sa here vritesh nuk i tregonte
shenjat e nxira,as dhimbjet,as gjakosjet.
– Bobo, mor Mirko sa je vrare neper gjithe trupin ndoshta i tha Klea qe i zmadhonte me shume gjerat.
Kur Mirko kujtohej per topin me mendjen e tij ,perseri i vinte vala e te qarit me vdekjen e nenes.
– Eja Mirko te tregoje nena dicka. Nje dite mbase kjo do te jete e larget , une do te behem engjelli mbrojtes i yti lart ne qiell. Perseri do te jete bukur, sepse sa here te shikosh qiellin,ty do te kujtohet nena jote me sy tek kalter. Do te ndodhin plot mrekullira, sepse ti je shpirt njeriu. Kur ti te rrezohesh , nena do te ngreje me zerin e shpirtit pa rene akoma ne toke. Ti nuk do te vritesh me. Zeri i shpirtit te nenes do jete I embel kur te te pyesi:
– Mirko ,cohu! U vrave bir? A te dhemb?- edhe pse nena te ka ngritur para se te rrezohesh.Mirkos po i shkelqenin syte nga nje habi e mirenjohje e thelle.Mbeshteti koken ne gjoksin tim e pastaj me zerin e tij tashme te cliruar nga denesat tha:
– Nene, askush nuk mi ka thene mua me pare keto fjale, qe me ngrohin zemren aq shume.
– Po nenat Mirko i dine mire disa sekrete , prandaj nuk dua te shoh te merzitur e te qash.Nga prapa nesh u degjua motorri I nje varke te madhe.Isha kurioze ta shikoja nga afer.Kabina e saj ne formen e stergjatur kish disa ndarje. Dritaret e vogla te lyera reflektonin ne ngjyren e llakut me shkelqim.Aty ku vareshin perde te bardha ,te punuara me grep ishte pjesa e guzhines. Pas koridorit vinin me rradhe dhomat e gjumit e te ndenijes.Nga bordi koridoret anesore ishin te ngushta.Ne krye prane motorrit qendronte nje grua rreth te pesedhjetave. Era e lehte ia tundte floket ngjyre bakri te gjata e te leshuara. Prane saj u afrua nje burre e dic po i tregonte asaj me shikimin nga ne. Ndjeva qe u skuqa gjer tek veshet. Mos valle isha treguar me shume kurioze se sa duhej ?Perseri ne anen tjeter te bordit me terhoqi vemendjen nje cift simpatik, qe ishin perkulur me shume sec duhej . Ne dore mbanin nje shkop te gjate. Kujtova se po peshkonin.
– Mirko, topi yt…Ja atje tej…- therriste Klea duke kercyer nga gezimi. Mirko nuk po i besonte syve, kur pa topin te lekundej sa andej ketej mbi vale. Burri nje trup muskuloz, me lekure te nxire nga dielli ngadalsoi shpejtesine e varkes. Nje varke po aq e madhe , por me motorr me te fuqishem po afrohej prane tij.I kish pare qe larg qe dicka e papritur kish ndodhur.Burri me nje bluze te bardhe e kapele me ngjyrat e flamurit anglez dukej serioz me syte ne formen e bajames, e priste me padurim t’i hapnin rrugen.Topi nganjehere nuk i bindej shtytjes se tyre. Dicka bisedonin per ta terhequr topin prane vetes. Vajza ,qe kish -veshur pantallona te shkurtera,qe ja tregonin kembet e bukura e te drejta , me shkathtesine e saj e kapi topin, e pa e perqendruar mire nder duar , e hodhi ne drejtim te Mirkos.Per fat te keq topi nuk arriti prane Mirkos , e ra prap ne uje.
– Nene, dua t’i falenderoj dhe te iki me vrap.I thame Thank you e po i bindeshim Mirkos pa e kthyer koken .Nuk po degjonim zhurmen e fuqishme te motorrit ne nisje.Ktheva koken e u cudita qe ata merreshin akoma me topin. Merrte pjese e varketari tjeter. E kish kthyer varken ne menyre paralele ,qe topin mos ta merrte perpara rrjedha e shkumbezuar.Ndaluam si te gozhduar ne vend.
– Here pas here ashtu te munduar i buzeqeshnin Mirkos.Varketari i pare la te shoqen ne vendin e tij e i tha djalit te hipte ne borduren e holle.Djalt po i lekundej trupi e dukej se po humbiste ekuilibrin.Mirko mbuloi fytyren me duar e me ze lutes tha:
-Nene nuk e dua me topin.Te lutem Klea thuaji ti se me vjen zor.Po sikur ai djali te bie ne lume? Ah per fajin tim nene….per fajin tim ai mund te mbytet ne uje. Kur varketari tjeter i meshoi shkopit ,qe perfundonte ne formen e nje krrabe topi perfundoi prane gruas qe gjysem e shtrire arriti ta kapte.
– Afruan varken afer bregut duke rakorduar veprimet me kujdes me varketarin tjeter qe mos perplaseshin.Ajo ja hodhi topin Mirkos qe beri nje pritje te bukur spektakolare per kenaqesine e tyre.Ata qeshen me ze dhe ndezen motorrat duke ndjekur anen e kundert te rrymes. Gjithmone ne ikje para nesh derisa u zhduken ,na e benin here pas here me dore! Fjala Thank you na kish mbetur ne buze ne nje kujtim te bukur qe s’do ta harronim kurre.Ndonjehere me ishte krijuar pershtypja se anglezet ishin te ftohte.Nga menyra si komunikonin te jepnin te kuptoje se ishin moskokcares me gotat e birres jo deri ne masen e dehjes, qe s’ i ndanin nga duart.
Dielli po pershendetej me gjysem diskun e henes se sapodale ,qe nuk kish marre ate ngjyren e ndritur te se verdhes se ndezur. Tisi i muzgut akoma nuk kish rene e neper peme degjoheshin levizjet e shpejta te ketrave ,qe s’e kishin mbaruar akoma lojen mes tyre.Ishim afruar prane ures nga ku gurgullima e ujit degjohej me e forte drejte rrjedhes se lumit.

Angli 
28 – 4 – 2018

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.