NEN SHIUN E PARRULLAVE nga Dhimiter Shkurti

Dhimiter Shkurti

NEN SHIUN E PARRULLAVE

-skice-

Jashte, shiu kishte hapur me presion rubinetat, duke derdhur me inat gjithe ujin qe kishte mbledhur ne dimer dhe pranvere. Xha Syrjai, vendosi kafen ne tryeze , dhe zuri pozicion para ekranit. Nipi i tij Keidi i perhumbur pas celularit nuk ia kishte idene se c’behej jashte, deri ne momentin kur filluan bubullimat.

-C’eshte o gjysh? -pyeti i trembur djali.

Bie shi me gjyma o nipce. Perendia i ka ngateruar stinet,e ne vend qe te shohim pak behar, po troket dimri.

-Por une e kam lene me nje shoqe per kafe-u ankua Keidi.

Xha Syrjai e donte shume vogelushin. E kishte rritur. U lidh shume pas tij mbas humbjes se gruas. Nuk ia prishte asnjehere. Megjithese vitin e fundit Keidi ‘dezertonte’ shpesh pasditeve, prape ata mbeteshin shoke. Dhe sot ishte rradha e plakut t’i kerkonte nje nder djalit.

-Nipce, deri sa te pushoje shiu, a shohim bashke nje film shqiptar, nga ata te vjetrit? He te kam rixha.

-Po ku i kuptoj une ata o gjysh!

-T’i shpjegon gjyshi ty, -tha i kenaqur plaku, dhe shtoi: -Kemi patur filma te bukur. Luajne aktore te mire.

Djali hodhi veshtrimin jashte, si te  mallkonte shiun per denimin e dyfishte qe mori sot:Edhe me shoqen nuk doli, edhe do shihte dicka qe nuk i pelqente.S’kish c’bente, pranoi.

Ne ekran u shfaqen titrat.

-Ja sot ne program eshte filmi “Parrullat”. Ngjarjet zhvillohen ne nje fshat malor-filloi xha Syrjai te bente ciceronin,si dikur kur i tregonte perralla nipces per ta zene gjumi, e vazhdoi:

-Ja, ky djali eshte mesues ne shkollen e fshatit. Se ahere kishim shkolla ne cdo fshat e jo.. Nejse, dhe kjo fecka mesuese..

Djali e kuptoi ironine dhe e nderpreu:

-Eshte vajze e mire o gjysh?

-Bukuroshe eshte por ka filluar dashurickat me kete trimin.

E martuar eshte?-hodhi shigjeten e pare Keidi.

-Jo,jo ,beqare,por ne kohen tone nuk te linte njeri te beje gili-vili e te mos martoheshe.

-Po c’te keqe ka o gjysh. Edhe mua me pelqen Bona, por nuk do te martohem me te.

Xha Syrjai i hodhi nje veshtrim nipit sikur donte t’i thosh:’U bere ti spurdhjak per dashnore’por e kaperdiu. Djali tashme po ndiqte filmin dhe kjo kishte rendesi.

-Po ky qe ngacmon mesuesen kush eshte?

-Eshte drejtori i shkolles.

-I martuar eshte?-hodhi shigjeten e dyte djali.

-Po i martuar qe I dalshin trute i dalshin.

-Si puna e drejtorit te shkolles qe i vjen gjoja per kontroll mesueses tone cdo jave. Ne e kemi kuptuar se ia ka qefi me te.

Plakut i pelqeu nderhyrja e nipit. Kjo i shkonte pas avazit.

-Ja, tani femijet dhe mesuesit jane angazhuar te shkruajne ne faqet e malit disa parrulla per partine.

-Per cilen parti o gjysh?

-Ahere kishte vetem nje parti:komunistja, e jo si sot qe jane bere me lopate.

-Sa leke merrje te shkruaje nje parrulle?

-Po c’lek-o, i ke mend ti?Ato beheshin me deshire , me aksion por edhe me directive nga partia.

-D.m.th partia urdheronte qe te kenaqej partia.

Xha Syrjait nuk donte t’i rreshqiste situata nga duart. Ne fund te fundit ai  kishte nostalgji per ate kohe.Timonin kishte zanat, por mbante ne xhep teseren e partise. Ndaj sot donte t’i tregonte nipit per ‘te mirat’e atij sistemi. Keidi i dha pasen per te luajtur me tej:

-Ndersa vjet o gjysh, kur u bene zgjedhjet, xhaxhi Gimi mori 50 mije leke per banderolat qe lidhi ne shtylla.

Plakut iu ngriten kacabujte:

-Lere, mos ma kujto ate alabak.Vajti e u ngaterua me Demokratiken.

-Po pse, babi thote, se keta jane te mire e komunizmi s’i pelqen.

-Epo ka kaluar keq babi yt-ironizoi plaku,-mes gjithe te mirave ishte. Kur vija une nga sherbimi, i sillja fruta e portokalle me arka, te tjeret nuk kishin t’i mernin ere.

-I blije tek shumica-hodhi shigjeten tjeter djali.

-I ke mend ti-o-perdori shprehjen e tij xha Syrjai,-m’I jepnin shoket e mij magaziniere.

-D.m.th i vidhje or bablok.

Djali ishte 13 vjec, por me trurin brisk. Keta kane lindur me universitet’, mendoi plaku e me marrifet ndryshoi biseden:

-Ja ketu kane dale te presin ne rruge udheheqesit e partise.

-Edhe neve o gjysh na nxorren ne miting, e drejtori na foli per ke duhet te votojme.

-Prandaj shkojne punet corap ne shkollen tuaj. Nuk e shoh dot me sy ate barrkderr.Dhe eshte  nga familje komunistesh.

-Kush eshte me I mire o gjysh, komunizmi apo kapitalizmi?

Plakut I doli ne shteg. Duhet ta shfytezonte kete pase qe i dha nipcja. Iu afrua djalit dhe i peshperiti:

-Une nuk i honeps fare  keta te sotmit. Ishim me mire ahere.

-Po socializmi, c’eshte?-pyeti Keidi.

Plaku u pertyp ca e deklaroi:

-Po ja,ne shkolle mbaj mend te na mesonin se sistemet filluan me feudalizmin me pas kalon ne kapitalizem, e perfundon me socializem e komunizem.

Djali u menduapak e hodhi shashken e fundit:

-Pra o gjysh, ne tani u kthyem mbrapa!

Kjo, ishte qershia mbi torte per xha Syrjain. E puthi djalin ne balle, duke I thene:

-Te kam te mencur o nipce. Keshtu them edhe une, po ec e mbushja mendjen ketyre.

Filmi mbaroi,dhe shiu duket se pushoi. Djali pershendeti plakun dhe fluturoi si zogu qe del nga kafazi, pa e vrare mendjen per motin. Nje vese shiu vazhdonte akoma dhe Keidi nuk e kuptoi nese, ishte bishti I furtunes qe shkoi, apo nje kapricio e zakonshme e natyres.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.