NESE DO TE SHKOSH nga Llesh Murrani

Llesh Murrani

MA JEP LOTIN

Nene
Ma jep lotin,para se te bjere ne toke
Ta marr me vete 
Kam shume rruge per te bere
Lotin tend do te pi
Sa here te kem etje

Ti po qan
Ne kraharorin tim dridhesh ,e ndjej
Pastaj doren e ve mbi buze
Ne hijen time prej burri
Kerkoj femijerine
Se lotet e mi te rane nene mbi bluze.

Une po iki
Me bekimin tend mi jep ato lote
Qe i mblodha nje nga nje ne grusht
Une do te vije prape
Te mos me zere mallkimi
I loteve qe bien ne toke

Prishtine. 8 gusht 2018

NESE DO TE SHKOSH

Nese do te shkosh ne anen tjeter te rruges
Ta dish nuk do te kete asgje te re
Do kendoje i njejti bulkth i fushes
Por mua nuk do te me gjesh atje

Nese do te shkosh ne anen tjeter te rruges
Ndoshta do mendosh te kthehesh ketu pastaj
Pa ty do ndihem me i madhi humbes
Falmi ti lotet,ketu i vetem lerme te qaj

Nese do te shkosh ne anen tjeter te rruges
Padyshim qe do ikesh duke ecur ngadale
Per mua e vetmja shprese eshte ardhja e nates
Te me vish ne ender e te me thuash ndonje fjale.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.