NJë grusht atdhe nga Mimoza Leskaj

MImoza Leskaj
Një grusht atdhe
Një grusht atdhe, thërrmohet çdo ditë
Me pikatore kërkon të shuaj etjen, e një lemze që e mbyt
Bastuni ku mbështet trupin dridhet i gjysmuar
Tashmë paraliza, ka zënë këmbë e duar.
E nga varri ndjen, të përpëlitet dhe i vdekuri
Të gjallët e lënë pas, zvarrë po i tërheq
Qyqja përplas krahët lidhur pas një hekuri
Kokën e dalldisur s’di ku t’a mbështes!
Një grusht atdhe, thërrmohet çdo ditë
Dëgjojmë si lëngon, dhe kjo, më s’na çudit.
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.