NJË LETËR NGA LARG nga Natasha Ilia

Natasha Ilia

NJË LETËR NGA LARG

Si një pëllumb i bukur i bardhë,
Erdhi letra me mall e brengë nga larg,
Një letër me pika loti në zarf, 
E shkronjat të lidhura në varg.

Nuk është shkrim në letër mbetur,
Kjo dashuri muaj vite shekull,
Të lidhur jemi fort si anija në breg
Dashuria jonë e pa njollë e pa tretur.

Kam shumë kohë që po të pres,
Sytë e zes si bajame të ti shoh,
Ta dish kurrë s’të preva në besë,
E shekuj nga mua larg qofsh.

E habitshme! Një e shkrojtur letër,
Ka shumë ndjenjë, besë e fuqi,
Ma bëri hapin nga km, metër,
E dashuria jonë si ajsbergu nuk u shkri.

Një trëndafili I futur brenda në zarf,
I kuq me aromë lule jasemin,
Edhe pse i vyshkur i tharë,
Dashuri aromë pranvere solli në shpirt!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.