NJË UDHË PA ODHISENË nga Ymer Nurka

Ymer Nurka

NJË UDHË PA ODHISENË

Si udhëbërës i regjur e brodhe ti Botën
Dhe ditën e shkele, si natën.
Vetvetes i thoje: “kërkoj Penellopën.”
Të tjerëve u thoje: “Itakën.”

Në këngë sirenash, ti veshët si zure,
Penellopa, tu dukën gjithë gratë,
Pas tyre ti rende, sa ëndrra ti thure.
Gjithë vendet të ngjanin, Itakë.

Nuk ka jo kuptim asnjë aventurë,
Për atë që rrugëve po rend,
Nëse natës për të s’u prish një pëlhurë,
E ditës, përsëri nuk u end.

Si kuptove që udhët e Globit të ngopën,
E ëndrrat e moshës t’u plakën,
U kujtove ne çast, të kërkosh Penellopën,
Me të, të gjejsh dhe Itakën.

Kur pe që “penellopat„ shpirtin ta ropën,
E “itakat„ në rrugë të flakën.
“O zot! -ti u lute -tregomë Penellopën!
Tregomë o Zot Itakën!”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.