NUK E MENDUAM… nga Qazim Muska

Qazim Muska

NUK E MENDUAM…

E thurëm
më mirë se krimbi i mëndafshit gardhin.
Portës i vumë një dryn të madh,
U strukëm brenda mureve të trashë
Dhe u ndjemë komodë; perla brenda një guaske.
Të heshtur
hapëm frëngji
të shihnim me keqardhje botën në flakë.
Falenderuam fatin dhe Zotin
Për të mirën e dhënë,
por nuk e menduam
se të keqen e patëm marrë brenda vetes;
kujtuam se do të ishim më të sigurt
larg vorbullës që zjente.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.