NUK ME LE BORA TE SHOH nga Natasha Lako

Natasha Lako

NUK ME LE BORA TE SHOH

Nuk më lë bora të shoh
Çatitë e kuqe dhe pemët e zhveshura,
Por ndjej si nën të
Lëviz pranvera.

Flokët e borës
Bien e shkrijnë në qepallat e mia,
Kaq lot të bukur,
Kaq lot të bardhë
Mund të pikojnë vetëm nga dashuria.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.