OPUS, 1
t’errurit ermirë e muzg i purpur alle
ëndrrash mbi rreshtat me agrume e mbi ngjyrat
e vlagës së fërgëllimtë mesdhetare
sikur je i dehur me verë të virgjër
duke kalëruar stuhin si një pelë
si një shpatë duke shtrënguar vetëtimën
e kujtimi i një ngazëllimi t’shkuar q’ësht’ i vetmi jeh
për të cilin vuajmë e dëshirohemi
gjat’ gjithë ditëve të jetuara mbi dhê
seç arrin e sheh shenjat e përjetësisë
tek ecën në mëngjes herët e i prek
me duart e buta e të mëndafshta të vetmisë
ah, më ra në fytyr’ aroma e myshkët
e një jargavani nga parvazi përtej
e zemra e një gruaje që ndryshon me kohën e stinët
o kujtim i një ngazëllimi t’shkuar, je i vetmi jeh
për të cilin ne vuajm’ e dëshirohemi
gjat’ gjithë ditëve të jetuara mbi dhê
i përmbytur nga padurimi i të qenmes në ashk
i etur për jetën po këlthas thekshëm
fërgëllimën e zemrës së re në ajth
oh, se kështu kundërmon liria
oj, nëna ime, ç’tokë në shend
paj, ç’vise të ndritura
e kujtimi i një ngazëllimi t’shkuar q’ësht’ i vetmi jeh
për të cilin vuajmë e dëshirohemi
gjat’ gjithë ditëve të jetuara mbi dhê…
Shënim: jeh-jehonë
Një poezi magjepsesë! Urime prof. Çaça!