PA MUA nga Zamira Agalliu

Zamira Agalliu

PA MUA

Kur të jesh pa mua vetëm
Dhe mungesa ime
Dhomën të ketë mbushur
Skaj më skaj
Mos më thuaj ,
Mos më thuaj
Nuk qaj…

E njoh lotin tënd
Edhe pse nuk të rrëshqiti
Ai është lot i brendshëm
Lot shpirti !!

Unë jam e padukshme
Unë jam me Ty , aty
Vijë të marr mungesën time
Mungesën tënde ndaj në dy .

Unë fjalë shkruaj në copa letrash
Që ti nuk i lexove kurrë
Thua se janë prej gënjeshtrash
Thua se më dashuron si burrë.

Po unë u lënduakam kot
Për një fjalë !
Që ti nuk e thirre kurrë në emër
Unë , jam ndryshe
Jam femër…

Dashurohem pas fjalës ,
“Të Dua “,
me zemër.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.