PABLO NERUDA – EJA ME MUA nga Mirela Paparisto

Mirela Panariti

EJA ME MUA

Eja me mua, të thashë dhe askush nuk do dijë më
ku apo si pulsonte dhimbja ime…
që nuk kishte pasur kurrë në mua karafila apo këngë gondolieresh
por vetëm një plagë të hapur nga dashuria.

Ta përsërita prapë: Eja me mua, sikur të ishte dita e fundit e jetës time
dhe asnjeri të mos shihte kurrë hënën si mu përgjak në gojë
apo gjakun që vërshoi në heshtje
Oh shpirt, le ta harrojmë tashti atë yllin që kishte aq shumë gjëmba

Prandaj, kur dëgjova zërin tënd të më përsëriste
Eja me mua, më ngjau sikur ti të kishe nxjerrë jashtë teje
të gjithë zinë, dashurinë, avullin e fermentuar të një vere të vulosur.

Gaizerët që nga thellësia përmbytën zgavrat
në gojë ndjeva shijen e zjarrit përsëri
shijen e gjakut dhe karafilave, të gurëve, dhe flluckave të djegies.

Shqipëroi Merita Paparisto

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.