PAS GËRMASH nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

PAS GËRMASH
( Poet’ dhe kllouna )
………….
Ata,
qe nuk udhehiqen, udheheqin,
Penet e arta,
brenda shpirtit tim,
prekin,
majat me te larta ….
………………..
… Pas germash,
njerez te perlotur,
buzeqeshur, hyjnor,
ata qe shpirtin ne botet e tyre ma shoqerojne,
nder me te emblin varg’
Poeter, Poete,
te shpirtrave marinar !….
………………..
Ata kam shok e shoqe,
ata kam miq,
e per vargetare kllouna nuk me gjendet aspak kohe,
hic ….
Ata mbaj brenda meje,
ata kam thesar,
jete brenda vdekjes,
fryme kur ndodhem vrare …..
……………………
Pene te arta,
qe ne mes te kesaj vorbulle shkelqejne,
kur me mungon buzeqeshja,
mes tyre e gjej,
kur shterrem,
kur vidhem,
kur ndiej deshiren pa meshire te gjuaj,
i gjej gjithmone aty,
dhe nuk ndihem me i huaj ….
…………………
Kllounat,
oh,
Kllounat jane gjithmone aty,
i shoh tek shqyejne,
ate c’fare quaj Poezi,
te duartrokiten i shoh,
si nje plage e qelbur te shumohen,
i shoh tek perpiqen,
por jo !…
… Nuk helmohem !!!….
………………….
E tyre gangrena,
me dhimbsen, nuk e fsheh,
por kur perpiqem ti ndal,
me qelbin me helm,
injoranter te paafte per te kuptuar,
se ne helmin e tyre,
veten kane per te helmuar !…
…………………….
Ndaj kthehem andej,
nga njerezit si mua,
mes tyre ndiej,
se asgje nuk ka mbaruar,
aty ngjitem,
ne te shpirtit,
majat me te larta,
dhe gjej urtesine,
mes Peneve te Arta !….

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.