PAS SHFAQES nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

PAS SHFAQES

Shfaqja mbaroi ,u mbyll dhe dera
Portieri celsat tund ne dore
Ne skene tashme po loz vec era 
Nje monolog vjeshtor

Gjithcka u shua ne pak caste
( Zera aktoresh dhe suflere )
“Makbethi ” shkoi te pij nje kafe 
Dhe mbreti ” Danko” shkoi te flere

Shikuesit dolen nje nga nji 
Dikush ngadale , dikush nxituar
Ne sy ende pak drame u rri
Packa se shfaqja ka mbaruar

Nje pjese me vete psheretijne
Dhe zerin ngrejne ne bulevard 
S’ja falin Makbethit tradhetine 
Qe vrau Dankon ,sa mekat

Te tjere nenqeshin nen mustaqe
Se fshehin dot kenaqesine 
Ata si prekin fjalet vrasje
Nuk meshirojne asnje viktime

Me sy te eger inatcore
Per ta si xhungel eshte kjo jete
Per ta Makbethi s’esht fajtor
Makbethi vrau te behej mbret

Nderkohe ca krisma revolveri 
Dike pa fryme e lane ne shesh
..Shfaqja tani s’luhet ne skene
Shfaqja tani luhet mes nesh

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.