PASIGURI nga Alksandra Pasko

Aleksandra Pasko

PASIGURI

Sot gjithkush mund te ta punoje pas krahesh. Mos i shkrepte ne mendje dikujt, ndonje njeriu te keq, dhe ta ben gjemen. Le te jesh i pafajshem sa te duash ti! Deri sa te dale e verteta je pushuar nga puna, ndoshta ke bere edhe ndonje vit burg. Sa lehte eshte sot te biesh pre! Te nxjerr shpifaraku tre deshmitare. I paguan mire, i siguron se nuk do i gjeje gje e keqe pasi punet i rregullon me para dhe provat u siguruan. Duhet te kesh mend e te mos pranosh ndonje pune te lakmueshme e qe paguhet mire, se e ke nga prapa ate qe do te te beje gjemen per te te zene vendin e punes.
Metoda tashme eshte pothuajse e njejte. Behet nje artikull ne FB ose ne gazete, ku preja akuzohet se eshte I korruptuar, apo I dhunshem. Komentuesit apo diskutuesit, miqte e porositur, dalin ne mbrojtje te akuzuesit, shajne e mallkojne dhe perpiqen qe brenda pak kohesh te perpunojne opinionin. Drejtuesit vendore apo qendrore, qe nuk duan te kene sherre e telashe, menjehere japin masat e pushimet nga puna e me vone fillon kalvari I gjyqeve. I mjeri kerkon te drejten, me vite, humb shendetin, ekonomine, kalon ne depresion. Ndoshta duhen kater a pese vite ti dale e drejta. Deri athere jeta i eshte shkurtuar e ndoshta e ka humbur fare.
Kurse fajtoret e vertete kapardisen ne vendet e punes qe ia zune viktimave te tyre.
Siguri kane vetem te pushtetshmit dhe parelinjte. Edhe pse i kane ne drite te diellit faktet e krimeve te bera, edhe pse ia di e gjithe bota, edhe pse kane bere sa kane dashur e si kane dashur, dalin luge te lara. Nuk I hyn ferre ne kembe. Mbreterojne ne lumin e pasurive te tyre bere me poshtersi. Vetem per te ligjte eshte siguria.
Po na tremb pasiguria! Si do te behet me femijet tane, qe po plaken pa qene ne pune te siguruar? Si do behet me pleqerine e thelle te te moshuarve, qe nuk kane femijet prane? Si do behet me studentet pasi mbarojne shkollen? Si do behet per strehimin e te rinjve qe duan te martohen por qe nuk kane para per te paguar qera e jo me per te blere banesa te reja? Si do behet me te gjithe ata qe falimentojne e mbyllin dyqanet? Si do behet, po te na zere ndonje semundje e rende qe kerkon shume para per tu mjekuar? E “si-te”, e pasigurite nuk kane te sosur.
Ecim nga na cojne kembet, dikush jeton e dikush mbijeton, I drejti ka frike e I padrejti eshte i sigurte.
Sa mire qe se bashku me njeriun jeton shpresa. Ajo na mban gjalle, ajo nuk na le te na shuhet humori. Enderrojme e shpresojme, shpresojme e enderrojme se dikur edhe ne, si bota… do kemi siguri per jetet tona.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.