PASQYRA NË HUMOR nga Bardhyl Matraxhiu

Bardhyl Matraxhiu

1.
Zbret një katundar në shehër dhe pasi mbaron punë shkon nga çertexhinjtë për të blerë ndonjë çikërrimë zbukurimi. I ze dora një pasqyrë të vockël dhe e pyet çertexhiun se ç’është.
– Për të parë basyretin, (fytyrën, figurën),-i thotë ai.
Katunari e ngre ta shikojë dhe lëshon një klithmë habie:
-Oh, babaim im!… O Ba…!
E dëgjoi çertexhiu për habinë e tjetrit dhe i fut një çmim dhjetëfish, i bindur që ai tashme do ta blente pasi kishte gjetur basyretin e babës.
Kështu ky i fundit e bleu veglen e basyretit dhe u nis oër në katund, Ecte rrugës për në katund ai dhe derisa u err e nxirrte orë e çast duke menduar:
– Ere babë, sa I bukur paske qenë I ri…
Në shtëpi e mbyll pasqyrën në sepete dhe kur del të nesërmen e kërcëcënon gruan se sakën që e prekte atë plaçkë në fund të sepetes do ta mbyste. Kaq duhej, se dihet kjo punë dhe ajo gjen mënyrën dhe hap. E ngre ta shikojë dhe bërtet me të madhe duke thirrur vjehrrën:
– Qyqja, mi nane, ma paska pru kuçkën në shpi…
Vjen plaka me vrap e shikon pasqyrën dhe I thotë:
– Pse, moj t’keqen nana, kjo gërdallë e shpifur do ta marrë burrin ty?

Nje Shkodran pas nje udhetimi te gjate nga Australia ne Rinas i dha adresen shoferit te taksise per ne lagjen Kiras ne Shkoder dhe i lodhur ia fut gjumit gjithe rruges. Arritem, zoteri, i thote shoferi. Hap syte ai dhe sheh nga dy tre police ne cdo dere, makina policie, autoblinda etj. More idiot, i thote shoferit, une te thashe ne Kiras te Shkodres e jo ne Rrugen e Ambasadave ne Tirane.
Per nder, zotni i thote shoferi mu s’po m’duket as Shkoder e as Tiran’ por sikur kemi mberrit ne Afganistan…

2.
Si ti ruani librat e kalamaneve…
Sapo percollen kryeministrin jashte kur hyne brenda nuk i pane librat e dhuruar dhe fap e fap me flakurima djalit. Ku i zhduke kaq shpejt o kopil?
– Ne frigorifer o ba. Kryeministri tha qe ne fund te vitit ti kthejme te fresketa sic i kemi marre. Po deshe nxirri, po vete do i paguash në fund….
-Sa i zgjuar eshte kopili, – tha burri i kenaqur.
-Kush, o burre?-pyeti gruaja.
– Cuni, moj, cuni. Pse kush kujtove ti?…

3.
Kryeministri i merzitur nga bllokimi i rruges Lac-Lezhe i thote shoferit te futet ne degezim. Kishin bere pak rruge kur para nje shtepie te vetmuar shoferi nuk manovron dot dhe godet nje gomar. -Ik, o idiot, paguaje te zotin se lame nam!
Shkon shoferi dhe kthehet i ngarrkuar me qepe, kastraveca e lloj zarzavatesh. Shef, i thote, sa i thashe: Jam shoferi i kryeministrit, e shtypa padashje ate Gomarin, maloku u gezua aq shume sa me mbushi me dhurata dhe me tha: Rrofsh, ore bir, i paske pshtu tan shqiptart!
Sa gomar i rrezikshem paska qene Shef…

4.
Aeroplani po rrotullohej mbi Tirane, kur kryeministrit iu shkrep te beje humor. Hodhi nga dritarja nja 50 euro dhe i tha Endrit: I bera te lumtur nja dy-tre shqiptare une.
Kur nje psagjer ia pret:
-Zoti Kryeminister, hidhu vete nga avioni ti besh te lumtur dy a tre miliom shqiptare…

5.
Ndalon polici një bjonde për tejkalim shpejtësi dhe I thotë të tregojë dokumentin e identifikimit.
-Nuk kuptoj mirë I thotë ajo, jam e huaj. Çdo të thotë “dokument ldentifikimi”?…

Polici e sqaron:
– Aty ku tregohet kush je ti, …fytyra jote…
– Aha e kuptova, thotë ajo, fytyraime… Kush jam unë dhe nxjerr nga çanta një pasqyrë.
Polici merr pasqyrën, e shikon dhe befas e nderon ushtarakisht:
– Kalo! i nderuar koleg!

6.
Nje Shkodran pas nje udhetimi te gjate nga Australia ne Rinas i dha adresen shoferit te taksise per ne lagjen Kiras ne Shkoder dhe i lodhur ia fut gjumit gjithe rruges. Arritem, zoteri, i thote shoferi. Hap syte ai dhe sheh nga dy tre police ne cdo dere, makina policie, autoblinda etj. More idiot, i thote shoferit, une te thashe ne Kiras te Shkodres e jo ne Rrugen e Ambasadave ne Tirane.
Per nder, zotni i thote shoferi mu s’po m’duket as Shkoder e as Tiran’ por sikur kemi mberrit ne Afganistan…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.