Patat e egra nga Merita Paparisto

Merita Paparisto

( Mary Oliver)

Ty nuk të duhet të jesh njeri i mirë
nuk të duhet të ecësh në gjunjë
me qindra kilometra në shkretëtirë, për pendesë.
Ti vetem duhet të lesh atë kafshën e butë brënda teje
të bëjë atë që pëlqen më shumë.
Më trego për dëshpërimin, atë tëndin, dhe unë 
do të tregoj për timin.
Ndërkohe bota le të vazhdojë të rrotullohet
Ndërkohë dielli dhe guralecet e tejdukshëm të shiut
le të udhëtojnë përmbi peisazh
përmbi preritë dhe pyjet e errët,
malet dhe lumejtë.
Ndërkohë patat e egra, lart në ajrin e paster blu
le të fluturojnë në udhën e kthimit në shtëpi
Kush do qe je, s’ka rëndësi sa i vetmuar je,
bota ta hap vetveten para imagjinatës tënde
të thërret të vesh re patat e egra, të serta dhe provokuese
përsëri dhe përsëri, duke të shpallur vendin tënd
midis familjes së gjërave.

Shqipëroi M.P.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.