PENG nga Agim Bajrami

Agim Bajrami

PENG

Ti mua me ke ditur si princin e perralles
Qe mund te te mbronte nga shtriga ne pyll
Por une qe ne krye s’ju mbajta dot fjales
Se nuk ‘jam nje i tille !

S’kam pasur dhe s’kam asnje gen princeror
Por thjeshte gjak prej turmash pa emer
Dhe pse mijra puthje ti kam vene si kurore
E kam peng ne zemer !

Kam bere pak , shume pak , nga c’kam dashur te beja
Per kete me kaplon shqetesimi
Ti mua me ngjite ne qiell nga asgjeja
Me fshive cdo perde prej tymi

Me bere te ndihem nje burre i gezuar
( Ne jete kurre s’kam qene tip gazmor )
Tani lumturine mund ta prek dhe me duar
Me diejt te flas ne c’do ore

Prandaj e kam peng qe te dola nga fjala
Dhe pse nuk kam gen princeror
Une duhet te vrisja per ty katallanin
Dhe soin e tyre mizor

Ose te te fusja nen lekure pa u ndjere
Te t’ mbroja nga dimrat cinike
Ne pyllin e njerzve vazhdimisht fryn shume ere
Dhe ti je e brishte ,kam frike !

Ti mua me dije nje princ prej perrallash
Te zbritur per ty prej nje reje
Prandaj sa here vritem , une serish ze ringjallem
Te jem njemije jete afer teje !

Mund

Tani e ke radhen ti , te me thuash ca fjale
Mund te me flasesh pa fund po deshe
Te me thuash pershembull: se pa ty casti ndal
Dhe koha mund ti ngjaje nje murgeshe

Se ditet pa ty mund te ishin uloke
Pa emer , pa trajte dhe gezim
Se mbremjeve tani , s’ ndjen me dhimbje koke
Dhe pemet kane me shume gjelberim

Ose mund te me thuash dicka me te mire
( Kur do ti flet bukur dhe shtruar )
Per qiellin qe ndrron disa here sfond e ngjyre
Sa here qe tek une vjen nxituar

Per ca pulebardha qe te ulen mbi supe
(Me to ti ben shpesh dhe shakara)
Per castet qe koha ti vjedh si hajdute
Kur duhet te ikesh e para

Ti mundet te thuash shume gjera ,shume gjera
Per syte qe te ndrisin si vajze
Per zemrat bashkuar , vizatuar tek rera
Dhe mbi to vume pastaj nje unaze

Ska gje se mbi to ,shkelen shkulme prej ere
Dhe dallge nga nje det zemerak
Ato mbeten prape sic i beme ne atehere
Per kete une s’cuditem aspak !

Tani mund te flasesh ,te flasesh pa fund
Dhe une natyrisht ,vetem koken do tund

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.