PENGJET E JETËS nga Myftar Barbullushi

Myftar Barbullushi

PENGJET E JETËS

Në rrugë dola
Pas meje porta u mbyll…
Bagriskij

Mbremja po bie ! Cuditerisht, ne subkoshience, ky ka qene perceptimi im per afrimin e momentit te ndarjes, pleqerise. Gjithsesi eshte ora e se vertetes, ne te cilen je vetem me veten tende. Eshte ora kur mezi pret te kaloje nata e te arrish te zgjohesh. Eshte ora kur vetem ne nje cast mund te permbledhesh te tere historine tende dhe te epokes kur ke jetuar. Eshte, apo po vjen, ora e epilogut, e shkeputjes, e pendimeve. Lum kush nuk ka. S’e besoj te kete te tille.

Ne fakt libri i Bronnie Ware, ” Pengjet e jetes”, i lexuar me shume kuriozitet nga miliona njerez duket se e konfirmon kete gje. Kjo infermiere Australiane, duke punuar ne reanimacion, ka pasur mundesi te ndjeke mijra te semure gjate 12 javeve te fundit te jetes se tyre dhe nepermjet nje pyetesori te detajuar ka evidentuar pengjet dhe keqardhjet me te shpeshta te tyre para vdekjes. Libri shpreh vizionin qe njerezit kane apo fitojne ne fund te jetes se tyre. Interesante eshte se perpos larmise se pergjigjeve shumica e tyre konvergonin ne 5 pika te perbashketa, 5 pengje, njohja e te cilave eshte mjaft e rendesishme per ata qe jane ne fillim apo ne mesin e viteve te jetes

1. “Do kisha dashur te mos kisha punuar kaq shume”

Ne pergjithesi meshkujt, sidomos ata qe i perkasin gjenerates se vjeter, ne kontekstin social ku grate integroheshin kryesisht ne jeten familjare dhe pak ne jeten sociale, shumicen e jetes se tyre e kane kaluar ne rroten e pandaleshme te existences se punes duke mos qene te pranishem ne rritjen e femijeve dhe ne problemet e partnereve. Sic duket ne bilancin e fundit te jetes i rezulton se gjeja me me vlere ne kete bote nuk eshte puna, sic ata kishin menduar, por eshte familja. “Ne se do te me kishin kerkuar te zgjidhja midis profesionit dhe familjes, pa asnje dyshim, do te kisha sakrifikuar te paren” – thote aktorja e fameshme e Hollividit, Glenda Devis.

2. “Do te doja qe ti kisha dhene vetes time me shume lumturi”

Ne mase, lumturia perceptohet e materjalizuar me parane dhe pushtetin. Ndoshta eshte kjo aresyeja qe shpesh vrapojme pas parave dhe pushtetit duke kerkuar lumturine. Kete bindje kishte edhe Kreso, mbreti i Lidias ne Azine e vogel i cili i kishte te dyja, pushtetin dhe pasurine. Nje here ne mbreterine e tij te Egjiptit, priti Sollonin (qe ishte i famshem jo vetem per urtesine e tij por dhe shume i shetitur). – “Kush eshte njeriu me i lumtur ne bote ?” – e pyeti Kresi, i bindur se Solomoni do ti pergjigjeshe; “Ti, mbreti im je njeriu me i i lumtur”. Solomoni ju pergjigj “njeriu me i lumtur qe une kam njohur jetonte ne Athine, quhej Tello, kishte nje familje te bukur, dinte te shijonte jeten, vdiq ne lufte per mbrojtjen e athinasve dhe e varrosen me nderimet me te medha aty ku u vra.” Pra, Tello nuk kishte asgje te vecante, as pushtetin e as parate e Kresos por ishte me i lumtur se ai se kishte bere zgjedhjen per te qene me i lumtur.

Edhe pse kane kaluar mijra vite nga kjo ngjarje, te njejtin opinion mbeshtet edhe nje studim i koheve te fundit ne revisten Science, Qershor 2017, i cili me nje titull provokues – “Do te ishit me te lumtur ne se do te ishit me te pasur ?”, – ve ne dukje se paraja jo vetem qe nuk gjeneron lumturi por perkundrazi ankth. Me shume para, me shume objektiva per te realizuar, me shume pune, me shume udhetime larg familjes, me pak kohe per familjen, shoket. Paraja te jep liri, por per ti fituar ato duhet pune dhe aspak kohe per te qene i lire e per ti shijuar ato. Jo me kot raportin e parase me lumturine e konsiderojne “focusing illusion”, te perqendrohesh ne nje iluzion.
“Te jesh i lumtur nuk do te thote te kesh gjithcka qe do, por te kenaqesh me ate qe ke”- konkludojne studjuesit.

3. “Do kisha dashur te kisha kurajon dhe lirine per ti shprehur haptas ndjenjat e mija”

Shume njerez i mbysin ndjenjat e tyre duke mos pasur deri dhe kurajon dhe lirine e te egzistuarit. Si rezultat ata jetojne nje existence mediokre dhe kurre nuk arrijne te behen ajo qe ata realisht do te ishin te afte te beheshin. Duke qendruar besnik ndaj zakoneve dhe mentalitetit klasik, i ashtuquajturi “komfort” familjar mund te dominoje mbi emocionet dhe bile jeten e tyre fizike. Ndrydhja, mungesa e kurajos, frika e ndryshimit, e humbjes se asaj qe pergjithesisht rezulton te jete materiale, jo rralle i detyron njerezit te shtiren sikur jane te kenaqur nderkohe qe thelle thelle ata kerkojne dicka tjeter, ndoshta te gjejne perseri emocionin, tharmin e sfides, kenaqesine e vertete te jetes, dhe jo te vegjetojne duke pare gymyshin apo ezelin.

Sa e sa kompromise banale shohim apo ndjejme ne shume cifte apo familje qe na rrethojne, vetem e vetem se dikush nuk eshte i zoti te shpreh e te mbroje fuqishem idete dhe ndjenjat e tij! Sa e sa kompromise te ndyra na rrethojne ne ambjentin ku punojme. Njerez qe zvarriten e vegjetojne edhe pse me pak perpjekje e pune mund te ruajne dinjitetin e neperkembur. Sic duket, sidomos para vdekjes, “pengu i mosrealizimit” te djeg e te dhemb shume.

4. “Do kisha dashur te kisha ndenjur me gjate me miqte e mi”

Thone se miqte jane si yjet ne qiellin e paster. Mjafton te ngresh koken dhe ata i ke aty. Ky eshte justifikimi me banal qe kam degjuar, megjithate i afte per ta lene miqesine e arte te qendroje e fjetur gjate viteve. Jo rralle, ose shpesh, per ta kujtohemi vone. Sic duket njerezit jane shume te dobet dhe shume te ndryshueshem per ta mbajtur nje kohe te gjate peshen e rende te miqesise. Miqesia do kohe dhe perpjekje per tu mbajtur. Shumica e njerezve do te donin ti kishin prane miqte e tyre para se te vdisnin. Pas 20 vjetesh, pasi kthehet ne qytetin e lindjes, brerjen e vetme te ndergjegjes personazhi kryesor i romanit Shakaja te Kunderes e ka per miqte e tij .

5. “Do doja te kisha kurajon te jetoja jeten qe besoja vete, jo ate qe te tjeret prisnin prej meje”

“Duhet te jesh vetvetja, te besh zgjedhje konform moralit tend ,dhe jo moralit te imponuar nga te tjere. Ndryshe kthehesh ne nje kukull”, insiston Woody Allen tek filmi “Zelig”. Sic duket, kur njeriu sheh fundin e jetes se tij dhe kthen koken prapa ve re se shume nga endrrat e tij nuk ka mundur ti realizoje. Nje pjese e tyre po vdesin duke ditur se shkak per kete kane qene zgjedhjet e tyre ne funksion te deshirave te te tjereve apo nga fakti per ti lene te qete te tjeret. Duhet te jete e shpeshte sidomos ne realitetin shqiptar, e per me teper ate femeror, ku modelet jo vetem profesionale por dhe ato emocionale imponohen nga familja apo shoqeria. Gjithsesi kohet po ndryshojne edhe ne realitetin tone. Gjenerata e re udheheq ndryshimin.

Pertej nje konkluzioni te paperceptueshem

Pas ketij refleksioni dhe nje lloj persiatjeje emocionale, bazuar ne faktore objektive e subjektive, ku mbase nga me te rendesishmit do te ishte vdekja e tim eti, e vetmja gje qe precipiton e ne nje fare menyre me impresionon eshte se duhet te jete shume e rendesishme qe te pakten te plakemi mire e te largohemi nga kjo bote pa pengje e pishmane. Kjo besoj se do te ishte endrra e cdo njeriu. “Nuk kam asnje peng apo pishman, kam vetem nostalgji per te kaluaren” do te thoshte, Marcello Mastroianni.

Ne fakt, kam dashur te gjej ngushellim tek fakti se vitet tek njeriu kane te njejtin efekt si koha tek vera. Ndoshta i “mashtruar” nga jetegjatesia dhe racionaliteti gjithmone e me impresionues i prinderve te mij, konstatimi se behesh me i vjeter, por nuk eshte e sigurte qe behesh me i mencur, ka qene i trishtueshem per mua. Shtoji ketij trishtimi dhe librin e Bronnie Ware mbi pengjet e jetes, dhe……

Pas disa muajsh refreni te perditshem “Gatitu!”, nje dite prej ditesh pasi kishte marre lajmin e pensionit komandanti i zborit me nje ze te zvarguar tha “Qetesohuni“, pa e ditur as vete se ne ate moment ai kishte shprehur thelbin e nje filozofije qe perkonte me perceptimin tim per moshen, pleqerine e me tej……. “Zoterinj qendroni me ne, pasi tashme mbremja po bije” do tu thoshte Konrad Adenauer pak dite perpara se te vdiste moshatareve te tij”.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.